Njihuni me historinë e rrallë të tre motrave shqiptare me tre shtetësi të ndryshme

 

Ato jetojnë në Florida në Amerikës dhe kanë ardhur në Shqipëri për pushime. Kjo është historia e veçantë e tre motrave shqiptare me kombësi të ndryshme, të cilat rrëfyen historinë e tyre në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.

Uendi, Kristi dhe Eliana janë tre motrat që ndanë historinë e tyre të veçantë në “Rreze Dielli”.

Unë kam lindur në Shqipëri por pas 2-3 muajsh ne ikëm në Greqi” thotë Uendi, motra më e madhe.

Më pas në Greqi prindërit më lindën mua, unë linda në Athinë, pastaj kaluan disa vite ikëm në Amerikë dhe prindërit lindën Elianën” thotë Kristi, e dyta nga motrat.

Të treja vajzat të cilat kanë kombësi të ndryshme nuk e harrojnë origjinën e tyre, ato vizitojnë shumë shpesh Shqipërinë dhe e flasin gati në mënyrë perfekte shqipen. Ndër të tjera vajzat janë angazhuar në promovimin e bukurive të Shqipërisë nëpër botë. Motra më e madhe Uendi bashkë me bashkëshortin e saj Jurin, kanë krijuar një vlog në youtube, ku ndajnë punët e tyre, duke qenë se të dy kanë krijuar kompaninë e tyre të vogël të fotografisë, ku kanë klientë nga e gjithë bota. Por nuk harrojnë që të promovojnë edhe Shqipërinë, dhe vendet e saj të bukura.

“ Ne kemi 6 vite të martuar, kemi shtëpinë tonë në Florida dhe kemi hapur një biznes që bëjmë foto dhe video për dasma, po udhëtojmë gjithë botën tani dhe filmojmë dasmat. Prandaj kemi ardhur edhe në Europë sepse kemi disa klientë në Austri, Zvicër, Itali dhe Paris” tregon Uendi.

Ndërsa tre motrat momentalisht po shijojnë pushimet në Shqipëri, tregojnë se çfarë i pëlqen më tepër këtu:

Deti është shumë i bukur sidomos në Vlorë por edhe jetesa është ndryshe këtu, dhe sjellja nuk është njësoj. Njerëzit këtu kanë ndryshe vlera dhe sidomos ushqimi është i mrekullueshëm” tregon më tej Kristi.

Prej shumë vitesh vajzat jetojnë në Amerikë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre atje.  Edhe Kristi ka krijuar biznesin e saj të vogël në rrjetet sociale, ku merret me krijimin e vajrave esencialë që përpos aromës së mirë kanë veti të kurojnë edhe sëmundje.

Gjatë pandemisë po i përdorja shumë vajrat esencialë, fillimisht i blja por nuk kishin përzierjet që unë doja dhe kështu fillova t’i bëja vet. Kështu i marr vajrat dhe në varësi të asaj që ke, ankth, stres, dhimbje koke. Dhe këto vajra ia sygjeroj të gjithëve, bëj porositë me Instagram.Dhe tani mund të shes kudo në botë” thotë ajo.

Ndërkohë më e vogla nga motrat Eliana është ende në shkollë por ka ndjekur gjurmët e dy motrave më të mëdha, duke zgjedhur si shkollim degën e biznesit. Asaj i duhet edhe një vit për të mbaruar shkollën ndërsa për momentin ndihmon dy motrat e saj  me bizneset e tyre.

MC/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë