Njihuni me një ndër vendet më të populluara në botë (FOTO)

Njihuni me një ndër vendet më të populluara në botë (FOTO)

Ishulli i Santa Cruzit

Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë është një nga vendet më të populluara në botë.

Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi nuk ka vend ku të rrinin.

Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele të lira.

Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.

Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve dhe të gjithë janë vendas, persona që kanë lindur aty.

Ishulli kolumbian është sa dy fusha futbolli dhe jetojnë rreth 1200 vetë në 115 ndërtesa.

Ishulli u popullua nga peshkatarë që ndalonin aty për të kaluar natën. U bë ishull i preferuar për faktin që nuk kishte mushkonja.

Banorët dikur ushqeheshin shumë me mish breshkash uji, por sot i lënë të lira e konsumojnë peshkun.

Juve Nal, vendas në ishull punon si udhërrëfyes, duke  treguar historinë e ishullit dhe pagesa për shërbimin është vetëm 1 dollar.

Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, nga rritja e nivelit të detit e ngrohja globale.

Përmbytjet janë shtuar dhe banorët janë të shqetësuar për faktin që nuk kanë më vend për të ndërtuar shtëpi.

Edhe pse janë të rrezikuar nga përmbytjet, banorët nuk duan të shpërngulen nga ishulli ku janë rritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter