Një shtëpi  e çuditshme, me katër dhoma gjumi në zonën e Uellsit, që ngjan si shtëpia e personazheve Hobbit nga filmi "Mbreti i Unazave", tani është në treg për 450,000 $.

Castle Cottage në Pengenffordd Powys, në pamje të parë duket një prone shumë e thjeshtë, por në brendësi 'të lë pa fjalë.'

Ajo është përshkruar si një 'Shtëpi e veçantë e Hobbit', që i ngjan banesës së  Bilbo Baggins në Tokën e Mesme nga filmi.

Para se të rregullohej, shtëpia ishte një hambar.

Në tokën ku ndodhet shtëpia, shëtitjet malore si dhe pamja e qytetit të Talgarth mund të arrihen shumë lehtë.