Prej 22 ditësh në bulevard po zhvillohet një garë e ethshme për të marrë flamurin politik të protestës kundër investimit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe kundër qeverisë Rama dhe jo vetëm. Ndërsa protestuesit kanë përsëritur vazhdimisht se nuk duan t’i bashkëngjiten asnjë force politike dhe nuk kanë kursyer as thirrjet “Berisha n’burg”, figura të ndryshme të opozitës së vjetër dhe të re janë përpjekur të identifikohen me lëvizjen, qoftë përmes pranisë në terren, qoftë përmes videove, fotove dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Pikërisht këtë garë për protagonizëm ka ironizuar Taulant Balla, i cili publikoi një video me Klevis Balliun, Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, duke i etiiketuar ata si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” 

“Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë së Re’  të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës??, shkroi Balla duke lënë të kuptohet se Partia Socialiste nuk është fokusuar tek protagonizmi në rrjete sociale por tek anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

U.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?