Rob O’Neil, është ushtari që mori pjesë në aksionin e vrasjes së Osama Bin Ladenit. Ai, ka vendosur që të jap një intervistë për Fox News, duke mos dashur më të mbetet anonim.
Me tre plumbat që i dha në kokë Bin Ladenit, O’Neil, frymëzoi edhe shumë regjisorë Hollivudian. Arsyeja se pse tani ka vendosur të flasë dhe të mos mbetet anonim, O’Neil, thotë se është i dëshpëruar me shërbimet shëndetësore dhe pensionin dhe për këtë arsye ka vendosur të flasë.

Ky njeri ka kryer më shumë se 400 misione, ka vrarë më shumë se 30 targete dhe është një nder më të nderuarit e SEAL. O'Neill ka thënë se arsyeja themelore pse ai u bë pjesë e SEAL ishte një aventurë në moshën e adoleshencës por e përfunduar keq sipas tij.

Medaljet e trimërisë për O’Neil janë të shumta, megjithatë shumë e akuzojnë se të dhënat që ai do të japë do të cënojnë sigurinë e shokëve të tij apo sigurinë e SHBA-ve.

Përveç kësaj, sipas deklaratave të babait të tij, familja O’Neil është e gatshme të përballet edhe me luftëtarët e ISIS.
“Njerëzit po pyesin se a jemi të shqetësuar që ISIS do të vijë tek ne shkaku që Rob do të flasë publikisht. Unë them se do e lyej një shenjë të madhe në derën e përparme dhe do ju them ejani dhe na merrni”, ka thënë ai.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com