Mohamed dhe Karem Selman janë vëllezërit turq, që kanë sy me ngjyra të ndryshme, për shkak të një sindrome të rrallë.
Fëmijët 11 dhe 4 vjeç kanë syrin e djathtë të kaltër, derisa të majtin ngjyrë kafe dhe kjo ka ardhur nga sindroma e quajtur heterochromia.
Vëllezërit nga Bursa e Turqisë, kanë heterochromi të plotë, në dallim nga rastet kur është e pjesshme dhe ndikon vetëm në një pjesë të syrit.
Kjo gjendje nuk është e trashëgueshme dhe ndodh shumë rrallë e nuk shkakton problem në shikim, por me syrin që merr ngjyrë të kaltër mund të ketë probleme me kalimin e moshës.
Sipas "Daily Mail", është e rrallë që të ndodhë tek të njëjtët pjesëtarë të një familjeje dhe është rasti i parë i raportuar deri tani.
Të vegjlit janë bërë shumë të famshëm me fotot e tyre, të cilat janë bërë virale në media e rrjete sociale.
DUKEN si davit boy
Përgjigju