Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë drejt Thethit përgjatë këtyre dy muajve

Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë drejt Thethit përgjatë këtyre dy muajve

Në datë 1 Tetor do të nisë rikonstruksioni i rrugës Qafë-Thorë- Theth, proces që do të zgjasë deri në 30 nëntor të këtij viti. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se do të kufizohet për dy muaj qarkullimi i mjeteve në rrugën Qafë Thore – Theth, 16 kilometra.

Qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 18:00.

"Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thore – Theth, 16 km gjatë periudhës 1 tetor deri në 30 nëntor 2019 qarkullimi i mjeteve do të kufizohet  në kilometrin e dytë, për shkak të vështirësisë së terrenit.
Konkretisht qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 18:00.

Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve dhe bashkëpunimin e banorëve për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm 

Pasi të marrim atë të negociatave", njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?