'Ikni nga Porto-Romano se mund të shpërthejë depozita e gazit...', arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi që shpërndau panik pas tërmetit

'Ikni nga Porto-Romano se mund të shpërthejë depozita e gazit...', arrestohet 25-vjeçarja nga Durrësi që shpërndau panik pas tërmetit

Një 25-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se në rrjetet sociale ka me anë të njoftimeve të rrem ka përhapur panik tek qytetarët për sa i përket tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës. E arrestuara është Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Ndërkohë Shqiptarja.com ka siguruar edhe statusin e 25-vjeçares e cila bënte thirrje qytetarëve që të largohen nga Porto Romano për shkak se nga tërmeti ishte çarë hidrovori dhe mund të shpërthente depozita e gazit.

"Ju lutem ikni nga Porto-Romanoja. Eshte kris hidrovori dhe mund te shperthejne depozitat e gazit nqs bir prape termet. Ikni!"

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme pak orë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se në kushtet dhe kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme do të marrë masa të forta kundër portaleve që përhapin panik me lajme të rreme, policia e shtetit ka vendosur në hetim dy administratorët e faqes 'Jeta Osht Qef'.

Ata akuzohen se kanë përhapur lajme të rreme me qëllim destabilizimi. Personat që janë proceduar janë; Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të  faqes së internetit.

Po kështu Drejtoria e Antiterrorit bën me dije se kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon  me procedimet penale.

Në fund Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve  që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 30/11/2019 02:24

    Po pse nuk e arrestuan presidentin qe hapi lajmin se nje termet shkaterrues pritet te bjere ne shqiperi

    Përgjigju
  • Pastori: 29/11/2019 22:36

    Pra shteti nuk e ka pasur me Xhulian, por me organin e Selisë së Shenjtë, avvenire.it.. Xhulja eshte marre peng, per ti thene Selise se Shenjte se ne nuk leme ne Shqiperi te degjohet zeri i avvenire.it. ashtu pat thene edhe Hoxha diktatori " ne ja veme kufirin te thana duçes se Vatikanit ". Ishte ajo kohe kur Papa Gjon Pali tha nga Pulja se mendimet e mia shkojne te vellezerit e motrat e mia pertej Adriatikut qe vuajne.

    Përgjigju
  • sapa: 29/11/2019 20:51

    Pse kjo vajza e ka fajin se ky vend eshte pjella e korrupsjonit prej 30 vjetesh dhe te gjitha ndertimet qe jane bere pas 1990 qe po shemben dhe po marrin jeten njerezve po vertetojne se ky vend ka pjelle vetem hajdute?Biles ajo vajza duhet falenderuar qe eshte shqetesuar kur dihet qe ne cdo qytet te shqiperise nuk ka jave qe nuk shperthen nga nje bombel gazi?ketu nuk behet fjale per panik por per realitetin e hidhur shqiptar dhe politikanet kjo klase hajdute qe duan te mbajne karriken e quajne panik dhe e shfrytezojne per disfatat e tyre politike qe vemendja e popullit te mos bjere mbi keta kriminele qe e kane cuar vendin ne kete katastrofe.Pse nuk shtrojne njerezit pyetjen:po te ishin ndjekur keta 30 vjet standartet evropjane ne ndertime a do kishte pasur kaq deme?

    Përgjigju
  • USA: 29/11/2019 14:51

    KETE KURVEN KALBENI NE BURG RRUSPINE

    Përgjigju
  • Teli: 29/11/2019 14:31

    Nuk eshte mire te paragjykohet nje status personal e cila e beri pa asnje qellim te keq pasi jeton shum afer hidrovorit dhe friken qe ndjente vete,e percolli edhe tek te tjeret vetem per te ndihmuar dhe aq me teper pas lajmeve edhe te agjensive italjane qe flisnin per rrezik te njejte. Kush e njeh xhulianen e beson qe kjo qe ndodhi eshte pa qellim te keq. Eshte vajze e edukuar ,me karakter bamires dhe kurre nuk pritet e keqe prej saje

    Përgjigju
  • Miri: 29/11/2019 13:06

    Xhulia ya mbylli gojen po smerr vehs nga kto pune.

    Përgjigju
  • Durresi: 29/11/2019 10:42

    Prangat zagares...15 vjet burg

    Përgjigju
    • Durresi: 29/11/2019 22:31

      Turp te kesh ti qe mbron nje rrugace..! Injorante

    • andi: 29/11/2019 11:16

      Turp te kesh, si cdo kush ka bere nje koment, ca paniku ka hap se jeni ju njerez te trashe!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin