Kur kanë kaluar rreth 10 ditë nga konflikti i pazakontë mes prokurorëve Llalla dhe Hajdari, tentohet sërish të shkarkohet kreu i Shoqatës së Prokurorëve. Dje në mesditë, në adresat e e-mailit të të gjithë trupës së prokurorëve ka mbërritur një mesazh nga sekretarja e shoqatës, Ida Ahmetlliut. Ajo kërkon që në një situatë të tillë, trupa e prokurorëve të mblidhet jashtë radhe, në bazë të disa neneve të statusit të shoqatës. Në këtë e-mail përmendet se prokurorët duhet të vendosin për kreun e ri të shoqatës, ndërsa do tu propozohet edhe një nismë e dhjetëra prokurorëve për shkarkimin e kreut aktual Shkëlqim Hajdari.