TIRANE- Ligji i ri për arsimin e lartë ngre pikëpyetje për njohjen e diplomave në shtet, pasi universitetet publike nuk janë të akredituara. Bëhet fjalë për akreditimin institucional dhe atë të programeve të studimit, që deri tani ka ngelur në vend si proces.

Rektorët e Universiteteve Publike shprehen të gatshëm për të nisur procesin e akreditimeve, pasi siç thonë ata i plotësojnë të gjitha kriteret. Jorgaq Kaçani, Rektor i universitetit Politeknik dhe Gjergji Mero, rektor i Universitetit “Fan Noli” në Korçë Gjergji Mero në një prononcim për “shqiptarja.com” thonë se kanë aplikuar tashmë për të bërë akreditimi dhe do të nisin procesin e akreditimit.