Dita e parë e shkollës do të nisë ndryshe këtë vit pasi do t’i kushtohet veçanërisht orientimit dhe informimit të nxënësve, me një sërë aktivitetesh që ata të njihen me rregullat, normat e sjelljes dhe mjediset që do të frekuentojnë.

Në çdo klasë, nxënësit do të njihen me: rregulloren e brendshme të shkollës, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe rregullat e sjelljes në mjediset e shkollës; rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të; kodin e veshjes së nxënësve në shkollë; rregullat e sigurisë.

Informimi dhe orientimi i nxënësve do të realizohet nga i gjithë stafi i shkollës, sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit, duke përfshirë mësuesit e të gjitha lëndëve, mësuesit kujdestarë, shërbimin psiko-social dhe oficerët e sigurisë.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe njohjes së nxënësve me veprimtaritë mësimore dhe programin 'Pas Shkolle' që  këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në gjithë vendin.

Po ashtu, stafi i shkollës do t’i orientojë nxënësit në mjediset e institucionit, duke i njohur me klasat, laboratorët, bibliotekën, mjediset sportive, hapësirat e përbashkëta, mjediset e shërbimit psiko-social dhe hapësirat e sigurisë.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?