Njolla kafe në lëkurë, mjekja dermatologe rrëzon mitin: Nuk shkaktohen vetëm nga dielli, bëni kujdes!!!

Sezoni i pranverës në të cilin zyrtarisht kemi hyrë tashmë, sjell dhe rreze më të forta të diellit, të cilat ndonjëherë mund të rezultojnë dhe të dëmshme dhe të bëhen shkaku kryesor për shfaqjen e njollave në lëkurë, kryesisht në lëkurën e fytyrës, dekoltesë dhe duarve që janë dhe pjesët më të ekspozuara ndaj diellit. Por në fakt nuk është vetëm dielli shkaku i shfaqjes së këtyre njollave. Mjekja dermatologe Violeta Dajçi e ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, na tregoi disa prej arsyeve të tjera të shkaktimit të tyre.

"Janë kryesisht ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm. Ato janë ndryshimet kryesore të cilat më pas japing edhe formimin e këtyre njollave kafe në fytyrë që shfaqen kryesisht tek mollëzat, në hundë, mbi buzë dhe në ballë. Për shkak të këtij ndryshimi hormonal shfaqen më shumë te gratë shtatzëna, por jo domosdoshmërisht. Ato shfaqen kryesisht në moshën mbi 20 vjeç dhe rrallëherë shfaqen më herët. Janë më të dukshme tek femrat sesa tëk meshkujt, pasi disbalancat hormonale tek meshkujt janë më të rralla. Nganjëherë mund të jenë edhe disa medikamente  që mund të shkaktojnë njolla edhe tek moshat më të vogla. Për shembull marrja e antibiotikëve për aknet mund të shkaktojë njolla sepse fytyra bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.", -tha mjekja dermatologe Violeta Dajçi në emisionin "Rreze Dielli" 

Kurimi i njollave ngjyrë kafe nga dielli është një problem që i duhet kushtuar shumë kujdes, sidomos nëse e keni lëkurën e pastër. Në këtë lloj lëkure, këto njolla bëhen më të dukshme dhe nëse fenomeni neglizhohet për një kohë të gjatë, ai mund t’ju çojë në pasoja të rënda, ndaj dermatologia Dajçi kërkon që të bëhet shumë kujdes.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin