/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin takon sot kryeministrin indian, Narendra Modi në kuadër të forcimit të marrëdhënieve tregtare me gjigantin aziatik në një kohë që Rusia po vuan sanksionet perëndimore.
Putin do të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit në programin bërthamor, naftën, gazin natyror dhe sektorin e diamantit me rastin e vizitës së parë në Indi që prej marrjes së pushtetit nga Modi në muajin maj.
Presidenti rus është në kërkim të tregjeve të reja për burimet e saj natyrore në një kohë që ekonomia ruse po vuan sansksionet perëndimore lidhur me krizën ukrainase dhe rënien e çmimit të naftës.
"Putin kërkon t'i tregojë botës se nuk është i izoluar dhe në një fare mase nuk është sepse ai ka gjithmonë vendet e BRICS-it (Brazil, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut)", thekson Nandan Unnikrishnan, ekspert për Rusinë.
/Shqiptarja.com