NJU JORK - Arne Svenson është fotografi i cili ka fokusuar në objektivin e aparatit të tij jetën private të një familjeje në një lagje të Manhatanit, ku një apartament shitet 6 milionë dollarë.
Me këto fotografi Svenson ka hapur një ekspozitë, të titulluar “Fqinjët” në galerinë “Saul Julie” të Manhatanit.
Veprimi ka shqetësuar pa masë banorët e lagjes së pasur madje kanë shprehur indinjatë, pasi një ditë ata mund të jenë fokus i objektivit të artistit Svenson, pa dijeninë e tyre.
Ata kanë bërë denoncim në polici. I marrë në pyetje, artisti Arne Svenson ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë gabim pasi ai ka marrë foto vetëm me shpinë dhe jo me fytyrën e tyre.
Fotot kanë qenë të ndryshme, duke fjetur, duke mbajtur fëmijët në prehër, apo duke parë televizor.
Svenson justifikon veprimin e tij duke thënë: “Unë nuk jam ndryshe nga një njeri që merret me vëzhgimin e shpendëve duke pritur për orë të tëra, duke parë nëse aty kishte ndonjë levizje për të fokusuar treguesin e jetës aty brenda”. Ai shprehet i vendosur se do vazhdojë artin e tij.
(sg/vgj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com