Një “non grata” planetar dhe një ndryshues identiteti, i janë qepur keq Shqipërisë

Një “non grata” planetar dhe një ndryshues identiteti, i janë qepur keq Shqipërisë

Një person i shpallur i padëshiruar jo vetëm me votën e shqiptarëve, por edhe me shkrim dhe me gojë nga dy prej shteteve më të qytetëruara dhe më demokratike në historinë e njerëzimit,  nuk i shkitet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një tjetër person, marifetçi bashkëtingëlloresh, që ndryshon identitetin papritur, me shkrim dhe me gojë, në dritë të diellit dhe në sy të gjithë botës dhe shqiptarëve, nuk i shqitet Shqipërisë.

I pari e gjen forcën në gjithë urrjetjen e grumbulluar prej tij prej vitesh, e cila duket në proporcion të drejtë me pasurinë e grumbulluar po prej tij: Vila më e madhe në Gjirin e Lalëzit, urrejtja më e madhe e mban luftarak deri në ekstrem. I dyti, njësoj me të parin për uri e pasuri, por ndryshe nga shumë shqiptarë që në lindje e gjetën veten me emra të papëlqyer të një Turqie të vjetër vendosur nga familjet (si Behixhe, Haxhire, Mahmut etj.) dhe e ndryshuan për një emër më të pëlqyeshëm e modern (me shumë të drejtë), i shtoi mbiemrit vetëm një gërmë për ta ngatërruar, tamam si ata trafikantët që kapen me drogë andej këndej e u shtojnë e u heqin gërma emrave e mbiemrave për të mos u kapur nga kontrollet nëpër pikat kufitare kur lëvizin në Europë e më gjerë.

Të dy këta individë, janë në të drejtën e tyre legjitime të ofrohen e të vetëofrohen si “shpëtimtarë” të shqiptarëve dhe të projektohen e vëtprojektohen si e ardhmja e ndritshme e Shqipërisë, derisa Shteti i së drejtës në Shqipëri vazhdon të jetë i brishtë dhe i paaftë të bëjë dallimin mes kujt jeton në Republikën e Shqipërisë duke respektuar liritë dhe detyrimet që kërkon ligji, dhe mes kujt i shkel dhe i shkallmon pa asnjë respekt për qytetarët e këtij vendi dhe sidomos, duke luajtur me ëndrrat e të gjithëve për ta bërë Shqipërinë një vend të mrekullueshëm e harmonik në brigjet e Ballkanit Perëndimor.

Por akoma më hileqarë e të dëmshëm vazhdojnë të jenë ata intelektualë, mendimtarë të ndryshëm, që kanë vlera në vetvete përmes profesioneve, punës dhe detyrave që mbajnë, të cilët, pa u skuqur fare, ua ofrojnë si alternativë të së tashmes dhe të së ardhmes pikërisht si “non gratën” planetar, ashtu dhe marifetçiun e shtimit të bashkëtingëlloreve në mbiemër. E bëjnë këtë sepse nuk iu pëlqen kush është në drejtim sot.

Eshtë e drejtë legjitime e tyre dhe kujtdo të kërkojnë ndryshim, por alternativa për një Shqipëri më të mirë, më të bukur e më harmonike në brigjet magjike të Ballkanit Perëndimor, nuk mund të jetë as “non grata” planetar dhe as marifetçiu i bashkëtingëlloreve që ia ngjit mbiemrit për shpëtim ligjor e moral. Lodhja, sakrifica e cilitdo shqiptari të denjë e të mirë duhet të përqëndrohet tek zbulimi, promovimi i talenteve politiko-sociale që Shqipërinë dhe shqiptarët vetëm i përmirësojnë! Jo te riciklimi e riofrimi i nongratave planetare apo marifetçnjve të bashkëtingëlloreve, që Shqipërinë e shqiptarët vetëm sa i varfërojnë e poshtërojnë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 03/09/2022 21:07

    Vetem Rama ne bashkeqeverisje me Lulin mund ta bejne kete vend!

    Përgjigju
  • gjir lalez: 03/09/2022 17:24

    e ke gabim meta ka me shume toke dhe ka mare nje cope me te madhe ne lalez se sa berisha. meta eshte per momentin pacaurja me e lavdishme ne kete vend se berisha e ka prere bileten ... lere cthote(berisha po iken per lesh nga trute)

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/09/2022 15:03

    Ne fakt kemi dy NDRYSHUES IDENTITETI,djalin nga Çepani dhe djalin sociopat kryeminister dhe nje NON GRATA ish president@kryeministër. Te rrime shtrember e të flasim drejt zonja Maltezi. Ngjasojne te tre si pika uji trasparente. Nuk fshihet mullari prapa gushtit apo jo????

    Përgjigju
    • Dakord: 04/09/2022 07:50

      Mullari prapa gushtit??? Ku te fshihet kur prapa gushtit vjen shtatori??? Ja tani ne shtator mullari jot do dale ne mexhlis o truthare qe krahason te pakrahasueshmen. Lapsusi yt nga grusht ne gusht eshte perfekt by the way.

  • Saramallo Kallo: 03/09/2022 14:19

    Alba Malltezi shkrim më të goditur nuk e gjen një shkrim brilant. Kto dy plera me emrin Salm*t e Ilir floriri nuk i shqiten Shqipris si m**i mbas kpuce. Po Rroft Amerika që po ju tregon vëndin. Rroft, Rroft, Amerika që kta të dy në burg do flytyroin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje