'Një shekull Shqipëri-SHBA', studiuesi: Nga njohja e mbretërisë tek vizita e Jacobs me makinën e Enverit në 45’ën, ja ç’ndodhi me Nolin

Një ndër popujt më proamerikan, kështu rezulton Shqipëria në një 100 vite marrëdhënie shqiptaro-amerikane, parë nga studiuesi Hamit Kaba. Në një leksion të hapur të mbajtur në Muzeun Historik në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike e nën praninë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, historiani teksa u shpreh se ky raport dypalësh kulmon në demokraci dhe nënvizoi se e shkuara na mëson se nuk është i pacenueshëm, ndaj duhet kujdes.

“Unë kujtoj një vizitë të Nolit në Departamentin e Shtetit, kujtojmë që ai jetonte në SHBA,  dhe ju bëri këtë pyetje: Shqiptaria mund të prishet me SHBA për një traktat, mund ta kalojmë këtë?!

Jo i thanë, zotëri! Nuk mund ta kalojë, për ne kjo është një çështje parimore! Dhe ne duhet të mësojmë se ka disa gjëra parimore në marrëdhëniet dypalëshe, që nuk mund të kalohen. Prandaj në këtë kuptim them se politikanët duhet të jenë më të matur, dhe të punojnë më shumë për vendin se sa interesat e tyre”, thotë historiani Kaba.

Akte reciproke, që datojnë afro një shekull më parë, deri në ditët e sotme, forcojnë idenë e momenteve miqësore mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Po ju jap një shembull. Në shtator të vitit 1928,kur SHBA-të njohën mbretërinë, 1500 shqiptarë shkuan në legatën amerikane me muzikë, e duke kënduar himnet kombëtare të dy vendeve”, shton studiuesi.

Edhe vizitat diplomatike kanë luajtur rol vendimtar në momente kyçe të historisë.

“Në vitin 1945 e pritën kryetarin e misionit  Joseph Jacobs në Shqipëri, dhe erdhi me makinën e ENvrit. Dhe i bënë një pritje të shkëlqyer. Dhe vetë Joseph Jacobs në ditarin e tij, të cilin unë e kam përkthyer disa vite më parë, thotë se shqiptarët janë populli më proamerikan në rajon, por edhe më tej”, thotë Kaba.

Si një nga vitet më të nxehta për Shqipërinë konsideron ’52-shin gjatë prishjes së marrëdhënieve të BS me ish-Jugosllavinë. Por mbetet fakti sipas historianit se Shqipëria ka qenë në periferi të politikës amerikane deri në vitet ’80, teksa sqaron qëndrimin e saj ndaj vendit tonë në diktaturë.

“SHBA-të e shikonin Shqipërinë, si një vend që ishte pjesë e Bllokut Komunist, si një vend që mbante qëndrime armiqësore ndaj Amerikës, nga fillimi deri në fund, që u përpoq ta rrëzonte në vitet ’49, ’53, ’54 , por nuk ia arriti. Por ajo çka është e rëndësishme është që ne të mos ngatërrojmë qëndrimet me popujt, me Shqipërinë! SHBA-të kanë një gjë të qëndrueshme në historinë e tyre, ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Dhe në rastet më ekstreme të Luftës së Ftohtë, gjithmonë kanë menduar se tërësia territoriale e Shqipërisë duhet ruajtur. Kanë menduar, që Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, që Shqipëria nuk duhet bërë pre e vendeve fqinje, qofshin miq siç ishte Greqia në kohën e Luftës së Ftohtë me SHBA dhe me Britaninë e Madhe, qoftë edhe Jugosllavinë kur u nda me BS, edhe të Italisë. Kanë qenë shumë të qëndrueshëm në këtë pikë, dhe kjo sipas meje është gjëja më e rëndësishme”, thekson studiuesi Kaba.

Pas doktrinës së njohur “Roll back” me rëndësi ka qenë në ndërrimin e sistemeve edhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit James Baker në ’91-shin thekson historiani. Ndërsa 3 dekada demokraci shënojnë forcimin e raportit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion