Një socialist në bashkinë blu! Rakip Suli zbulon shkeljet e Xhelal Mziut: Do jem shërbëtor i banorëve të Kamzës /INTERVISTA

TIRANE - Pas 12 vitesh si bastion i së djathtës, Bashkia Kamëz është në drejtimin e një socialisti. Rakip Suli, prej një jave ka nisur punën si kryebashkiak, e duket se fokusi i tij kryesor është rregullimi i gabimeve të paraardhësit të tij. Në një intervistë për Report tv, Suli tregon sfidat me të cilat po e përball drejtimi i Bashkisë Kamëz, administratën, akuzat ndaj tij, por edhe objektivat për këtë bashki. 

Në listën e zezë të Bashës, mbi akuzat ndaj kryebashkiakëve socialiste është dhe Rakip Suli. Për të, akuzat ndaj tij vijnë si rezultat i frikës që ka opozita nga reforma në drejtësi. Ndërsa për çështjen e Valdin Pjetrit, Rakip Suli ka të njëjtën bindje si kryeministri Rama, se e gjitha kjo është përgjegjësi individuale.

Teksa na tregon mbi zyrën blu ku prej 1 jave është zyra e tij, Suli thotë se ndryshe nga paraardhësi i tij që mbante fotografinë e Sali Berishës, mjaftohet vetëm me foton e Ismail Qemalit. Ndërsa karrigia e famshme, që Suli nuk pranoi të ulet, vazhdon të qëndrojë në po të njëjtën zyrë, vetëm se jo në tavolinën e kryetarit.

Betimi si kryebashkiak i Kamzës u zhvillua në kushte jo të zakonshme, ashtu si dhe zgjedhjet e 30 qershorit. E kishit menduar që ditën e parë të punës do ta nisnit pikërisht kështu?

Normalisht, dita e parë e betimit ku e patë dhe vetë nga afër, ish-kryebashkiaku deri më datë 7 nuk pati asnjë mbështetje, ishte i braktisur nga qytetarët. Është një shprehje e urtë popullore, cfarë do mbjellësh do korrësh. Pasi mbeti i vetmuar, se thirrjet ishin të herë pas hershme për mos lirimin e zyrës, pasi u braktis nga qytetarët, unë atë ditë kisha një mbështetje të jashtëzakonshme të qytetarëve të Kamzës, ku u prita me lule dhe më shoqëruan drejt kësaj zyre. Nga ai moment kam ndjerë një përgjegjësi të madhe për 20 mijë familjet e Kamzës dhe Paskuqanit, që unë do ua kthej me punë të përditshme.

Në kaq pak kohë si kryetar i bashkisë Kamëz, keni evidentuar ndonjë shkelje nga paraardhësi juaj?

Në 10 ditëshin e fundit, para se të largohej si kryetar bashkie ka firmosur një leje ndërtimi në një zonë e cila është bërë plani i përgjithshëm vendor në planifikimin e territorit, dhe sic e shohim te harta, brenda kësaj vije të kuqe nuk lejohet të bëhet ndërtim, sepse është planifikuar të jetë park për qytetarët. Brenda kësaj pjese kemi disa shtëpi private, të cilat nuk mund të marrin legalizimin e shtëpive. Nga ana tjetër, ish-kryetari i ka dhënë leje për ndërtim, një objekt mbi 2 mijë m2 ndërtim. Për momentin e kemi pezulluar projektin. Do merren të gjitha hapat ligjorë. Në momentin që unë mora informacion, u trishtova për faktin se kjo zonë ishte ndër prioritetet e mia. Do i drejtohemi Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe Ministrit të Rendit pasi kemi dyshime se persona kanë marrë rroga duke qenë jashtë territorit të Shqipërisë. Nëse do të dalin që ka persona që kanë marrë paratë atëherë ne do bëjmë një verifikim të gjithë administratës. Nëse flasim për problemet e zonës në terren, ka një mori problemesh. Para 8 muajsh është bërë një tender për bulevardin blu për lyerjen e shtyllave, rreth 800 milion lekë. Nga ana tjetër, furnizimi me ujë. Një pjesë e territorit të Bashkisë, furnizohen me 4 puse. Problemi është kur ti nuk ke burime të ujit. Nga këto 4 puse janë 2 funskionalë, ndërsa të tjerët janë lënë për 2 milion lekë të reja jo funksional. As është dëgjuar njeri në këtë bashki, as është pritur njeri te kjo bashki. Sfida ime është tu jap zgjidhje problemeve, mos merrem me gjëra anësore.

Sa i përket cështjes së administratës, kanë nisur shkarkimet, është administrate e Xhelal Mziut akoma në këtë bashki?

Këtu është e gjithë adminsitrata që ka qenë në punë dhe i falenderoj për punën. Nga ana tjetër është për të ardhur keq. Në momentin që u ula në këtë karrige po shihja sa është stafi kryesor i kryetarit të Bashkisë, që është 3 këshilltarë dhe 3 nënkryetarë. Dhe interesohem ku është zyra e stafit. Zyra me 3 karrige. Po të tjerët? Të tjerët rrinë në kafe. Imagjino sa të përkushtuar kanë qenë për problemet dhe hallet e njerëzve. Ne besojmë që për këto ditë që kemi hyrë në zyrë, kemi vendosur eficensë në administratë. Deri në këto momente, unë kam emëruar vetëm drejtorin e kabinetit.

Do ketë shkarkime Z.Suli?

Sot nuk kam nevojë të bëj shkarkime. Me këtë staf do vazhdojë puna.

Përvec administratës së bashkisë, do vazhdojnë verfikimet për të parë drejtorët e administratës së institucioneve të tjera publike për të bërë shkarkimet dhe emërimet e nevojshme?

Do kemi një vlerësim për punonjësit cdo tre muaj. Punonjësit të cilët do bëjnë detyrën, ata që do i përgjigjen punës që paguhen, do vazhdojnë të punojnë me Rakip Sulin.

Vetëm pak ditë që keni marrë detyrën por kanë vijuar akuzat e para. Një video në internet qarkullon ku shihen punonjësit e administratës teksa neglizhojnë punën, keni një koment për këtë video?

Nuk e kam parë këtë pjesë, por administrate është në punë, nga ora 8:00 deri në 16:00. I falenderoj një pjesë të tyre që edhe ditën e shtunë vazhdojnë punojnë për dezifenktimin e godinës së bashkisë.

Akuzat e Lulzim Bashës...

“Nuk janë halle por sebebe, turpin e pacin për vete”. Edhe në atë kohë nuk ishte halli i Rakipit, por i reformës në drejtësi. Unë meqënëse kishin një sebeb, shkova vetë në Gjykatën Kushtetuese dhe më dha të drejtën. Pse e bëra? Vetëm që unë mos bëhem pengesa e reformës në drejtësi. Ata e kanë frikë reformën, prandaj e braktisën dhe parlamentin. Nuk dua të merrem cfarë thotë Basha. I kam bërë ftesë publike para 4 viteve, hajde bëhemi shembull. Bëjmë vetingun të dy bashkë. Ka ikur koha e fjalëve. Rakipin do e keni shërbëtor të mirë cdo qytetar i Kamzës.

Një koment për vorbullën politike ku është përfshirë Bashkia Shkodër dhe cështjen e Valdin Pjetrit?

Mendoj se është përgjegjësi individuale e secilit, e ka thënë shumë qartë kryeministri Rama. Unë nuk mund të them është apo jo e vërtetë, do flasin insitucionet. Më pastër se kryeministri Rama nuk e them dot.

Edhe vetë paraardhësi juaj ka deklaruar se kjo zyrë është e rëndësishme për të, madje dhe ngjyra është blu ashtu si PD. Do bëni ndryshime në këtë zyrë?

Mua nuk më shqetësojnë zyrat, i kam dhënë një lyrje të thjeshtë për ta dezifektuar.

Karrigen e kryetarit nuk pranuat ta mbanit por nuk e keni larguar akoma nga zyra…

Po të shohësh karrigen do dezifenktuar, as administrata nuk e pranon këtë karrgie. Do e coj me ndonjë magazinë. Nuk e di pse nuk e pranojnë këtë karrige. Mua më shijon ajo karrigia atje.

Për shumë vite në këtë zyrë Xhelal Mziu ka mbajtur në mur fotografinë e liderit historik demokrat Sali Berisha, a do ta vendosni edhe ju foton e Edi Ramës?

Unë kam menduar më mirë foton e atij burrit që ngriti flamurin. Sa politikanë dio kalojnë është pjesë tjetër. Me foton e Ismail Qemalit jemi në rregull.

Cfarë do u thoshit qytetarëve të Kamzës, cfarë duhet të presin ata nga ju?

Rakipin do e keni shërbëtorin tuaj jo kryetar bashkie. Kjo bashki nuk është e kryetarit por e gjithë qytetarëve. Do jem pranë problemeve dhe halleve dhe për ti diskutuar nga afër për ti zgjidhur.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 17/08/2019 15:47

    Qe te nare fiziomomine Kamza duhet nje rruge me enrin "Xhelal Mzati" "

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë