Nobelistja Malala dënon sulmin në
Pakistan:Një akt frikacak dhe brutal

Aktivistja pakistaneze për të drejtat e njeriut, Mala Yusufzay ka dënuar sulmin taleban në shkollën ushtarake në Peshawar ku, sipas informacioneve të fundit janë vrarë 148 persona, ndërsa 150 janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Duke folur për sulmin i cili ka ndodhur në shkollën ushtarake në Peshawar të Pakistanit, Nobelistja 17-vjeçare u shpreh "e trishtuar për shkak të këtij sulmi absurd dhe të pamëshirshëm terrorist. "Dënoj këtë akt frikacak dhe brutal", tha Malala. Sipas saj, përpjekjet e forcave të armatosura të Pakistanit dhe qeverisë janë për t'u admiruar.
 
"Së bashku me miliona njerëz të tjerë nëpër botë, mbajmë zi për këta fëmijë, për vëllezërit dhe motrat e mia. Por, ne kurrë nuk do të mposhtemi”, ka thënë Malala.
 
Ndërkohë që kryeministri britanik, David Cameron në rrjetin social Twitter ka shkruar se lajmet që vijnë nga Pakistani janë tronditëse. "Është e tmerrshme që fëmijët u vranë vetëm sepse shkojnë në shkollë", u shpreh Cameron.
 
Malala Yusufzay ka qenë vetë shënjestër e sulmeve talebane në vitin 2012. Talebanët e kanë ndalur autobusin me të cilin Malala udhëtonte në shkollë, duke e qëlluar në kokë dhe qafë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq