Reperi i njohur Noizy i ka dhënë një mesazh mbështetjeje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit nga SPAK. 

"Stay strong champ, të gjithë e dinë sa njerëz ke ndihmuar, çfarë zemre ke dhe çfarë ke bërë për Tiranën që të gjithë ne e gëzojmë sot pa dallime partiake", shkruan Noizy.

Edhe modelja Afërdita Dreshaj, ka shpërndarë një mesazh mbështetje për Veliajn në rrjetet sociale: "Forca Lali!!!".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:04
Arrestimi i Veliajt, Gaz Paja: Kurajo vëllai im, thjesht një pengesë më shumë

Pas arrestimit të Erion Veliaj të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë përkrahur.

Një prej tyre është edhe aktori Gazmend Paja.

Përmes një foto të shpërndarë me Veliaj në Insta Story, Gazi shprehet se kjo është thjesht një pengesë me të.

“Kurajo vëllai im. Thjesht një pengesë më shumë”, shkroi Gaz Paja.