Noizy dhe Enca anullojnë koncertet
në Amerikë, shkak: një e papritu

Noizy dhe Enca anullojnë koncertet<br />në Amerikë, shkak: një e papritu
Gjërat jo gjithnjë ecin sipas parashikimeve dhe kush më mirë se Enca dhe Noizy mund ta provojnë diçka të tillë. Të dy këngëtarët nuk ia kanë dalë të shkojnë të performojnë në Amerikë për festat e fundvitit.

Arsyeja ka qenë refuzimi i vizave. Reperi ka lajmëruar në fillim të këtij muaji, një seri shfaqjes së bashku me Encën, në disa shtete të SHBA-së, por ka qenë i detyruar të njoftojë mosprezencën e tij.
 

"Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në Turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush," shkroi Noizy në Instagramin e tij.

 

"Më vjen shumë keq t'ju them që nuk do të jem në koncertin e zhvilluar në Boston, për shkak të probleme teknike të papritura", shkroi Enca duke premtuar se shumë shpejt do të ishte pranë publikut shqiptar në Amerikë.


Tani të dy artistët do të qëndrojnë në Shqipëri për të kaluar festat, por kanë zëvendësuar datat e rezervuara, pasi kërkesa për ta në Amerikë është e madhe.
noizy enca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë