Noizy, i cili njihet si luftëtar i rrugëve në Londër ku edhe jetoi në vitet e hershme të rinisë, kishte një ëndërr të madhe, atë të një boksieri profesionist por që si duket ai kurrë nuk e ka realizuar.
“Profesioni tjetër që të mbeti ëndërr? Boksi”, theksoi Noizy për emisionin Prive.
Sipas krijuesit të hitit “Ole” të gjitha femrat e skenës shqiptare sipas tij janë perfekte, teksa veten e përshkroi si aspak mendjemadh. Ai shtoi se Tupac Shakur është reperi më i mirë i të gjitha kohërave, teksa ngjyrën e kuqe e përshkroi si ngjyrë që simboloizon gjakun dhe vështirësinë.
(J.H/shqiptarja.com)