TIRANE - Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaron se Agimi i Artë nuk ka krijuar degë në Shqipëri dhe akuzon opozitën se po trumbeton politikisht për rritjen e krimit pasi zbulueshmëria është rritur.

“Çështja e Agimit të Artë nuk ka lidhje me territorin shqiptar. Krimi nuk është rritur ju fusni doza politike” - u tha ministri Noka deputetëve socialistë duke raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Seanca vjen pas disa kërkesave të deputetëve të opozitës për praninë dhe raportimin e kreut të Ministrisë së Brendshme.

Noka tha se “ka arritje pozitive në evidentimin dhe parandalimin e krimeve të rënda dhe zbulueshmëria e krimeve është në shkallë të lartë. “Në raport me një vit më parë ka ulje të krimeve kundër jetës. Ka rritje të zbulueshmërisë së krimeve. U zbuluan 920 raste për armëmbajtje pa leje”- tha Noka.


Në Komisionin e Sigurisë u shqyrtua edhe projektligji për masat kundër financimit të terrorizmit.

Një ditë më parë disa të rinj në rrjetin social në facebook deklaronin se kishin hapur degën e Agimit të Artë në Sarandë dhe së shpejti do të përhapeshin edhe në të gjitha qytetet e tjera të jugut.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)