Noka akuza Bashës: E quajti anëtarësinë e PD 'llum'! Partia po shkon në zgrip, ka konfirmuar se i intereson vetëm fati i karriges

Deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë  se për të është më i shtrenjtë fati i 'karriges' sesa ai  partisë.

Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’. Mirëpo një moment i sikletshëm i ndodhi Nokës, pasi në momentin kur po fliste, pas tij kaloi kryedemokrati Lulzim Basha i cili shkoi tek makina.

“Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë e Berishës si llum, përves Bashës. Mbrëmë i kërkova të marrë përgjegjësi, forca jonë politike po shkon në zgrip, falë vendimit okult të Bashës. Nëse do e donte sadopak këtë forcë, do jepte dorëheqjen për ta bashkuar këtë forcë, Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD e demokratëve. Kjo gjë nuk mendohej se do ndodhte, Basha mbrëmë konfirmoi fatin e karriges së tij", u shpreh Noka.

PD sakaq thotë se llum janë quajtur ato që gjatë qeverisjes së demokratëve kanë mbushur xhepat e tyre nga korrupsioni. Në mbledhjen e mbrëmshme, Noka pati sërish përplasje me Bashën, ndërsa  kujtojmë se ai ka dalë hapur në mbështetje të ish-kreut të PD-së Sali Berisha, dhe janë shfaqur edhe krah tij në ‘Foltore’.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
'E quajti anëtarësinë llum', PD i përgjigjet Nokës: Është përdorur për ato që mbushën xhepat me paratë e korrupsionit gjatë qeverisjes së demokratëve

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të deputeti Flamur Noka i cili akuzoi kryedemokratin se duke u shprehur se ai e ka quajtur anëtarësinë llum.

Burime zyrtare për Report Tv mësojnë se Partia Demokratike ka mohuar që Lulzim Basha ka etiketuar anëtarësinë me fjalën 'llum' dhe se kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e demokratëve kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

'Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.'- thanw burime nga selia blu.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar