Noka: Në 11 shkurt shkojmë deri në mosbindje civile! Le t’ia pijnë lëngun gazitlotsjellës! Rama duhet ta takonte McGonigal me përfaqësues të SHBA

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare. I ftuar në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, Noka tha se asnjë zyrtar i një shteti aleat nuk mund  të takojë përfaqësues të lartë të qeverisë pa një përfaqësues nga ambasada përkatëse.

“Asnjë zyrtar i një shteti aleat nuk mund të pritet në zyrë pa përfaqësues të ambasadës se ministra dhe kryeministri, kur presin një zyrtar e presin zyrtarisht, pra McGonigal është një lidhje e fshehtë”, tha Noka.

Për Nokën, Rama është minues i demorkacisë, prandaj sipas tij, në 11 shtator do të synohet që të rrëzohet nga posti i kryeministrit, duke paralajmëruar deri në mosbindje civile.

“Rama është minues i demokracisë se ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI për ta vënë kundër opozitës. Me 11 shkurt do të çelë siparin deri në mosbindje civile deri sa të largohet Rama. Rama nuk mund të jetë kryeministër i Shqiptarëve. Kjo protestë nuk do jetë si të tjerat, janë faktuar ato që ne themi, por shqiptarë që të turpërosh vendin tënd, sepse faturë merr Shqipëria, nuk ia kush borxh Ramës, Shqipëria pritet të jetë krah aleatëve. Le t’ia pijë lëngun gazin lotjsellës. Revolucion në të gjitha format deri në mosbindje civile”, tha Noka.

Ai shtoi “lufta” do të zhvillohet edhe në parlament.

“Të enjten në Kuvend do ketë betejë. Ai nuk është parlament, njerëzit e lirë nxirret përjashtë, kjo është një arsye për të luftuar, se s’ka demokraci”, u shpreh deputeti.

Noka ka pasur një paralajmërim edhe për kryeministrin Edi Rama.

“As te shtëpia nuk do ketë paqe, ka zgjidhje kur të burgosë ose të eliminojë çdo opozitar, ndryshe paqe nuk ka”, tha Noka.

Në fund, bashkimi i votave të gjithë demokratëve për ngritjen e komisionin hetimor, Noka ka zgjedhur që kësaj here të mos sulmoj të gjithë kolegët e tij, por është ndalur vetëm te Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“AliBasha janë ndryshe nga kolegët e mi. Mos u merr me kolegët e mi”, përfundoi Noka në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja