Nora Gjakova dështon të përsërisë
suksesin e Kelmendit në xhudo 

Nora Gjakova dështon të përsërisë<br />suksesin e Kelmendit në xhudo 
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova nuk ka mundur që të përsërisë suksesin e Majlinda Kelmendit, pasi është eliminuar nga Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.
 
Xhudistja kaloi raundin e parë, pasi mposhti kolumbianen Yadinys Amaris, por dështoi në pengesën e radhës ndaj rumunes, Corina Caprioriu në raundin e 16 duke mos arritur që t’i japë një tjetër medalje Kosovës.
 
Nora Gjakova nuk ishte në formën e saj më të mirë dhe një paraqitje e tillë pritej, pasi ishte dëmtuar ditët e fundit para garës në Rio.
 
Megjithatë suksesi i Majlinda Kelmendit ka bërë xhiron e botës, ndërsa Nora Gjakova në pak vite pritet që të jetë në nivelin e kampiones së botës që mori edhe medaljen e artë duke qenë një garanci për sportin kosovar. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk