Nora Istrefi: E kopjova këngën nga Skrillex

Nora Istrefi: E kopjova këngën nga Skrillex
Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar ndaj thashethemeve dhe kritikave të shumta të këtyre ditëve për këngën e fundit “Gangsta”. Ajo ka treguar se së bashku me stafin që ka punuar për këngën e kanë vjedhur melodinë e kësaj kënge nga “First of the Year” të Skrillex. “Gangsta”, e realizuar në bashkëpunim me Zzap & Chriss dhe Bim Bimma-n dukej se do të ishte një prej hiteve të verës 2012, ndonëse kritikat për plagjiaturë e kanë penalizuar disi këtë këngë që deri më tani është klikuar nga disa mijëra fansa.“Gazetarë, shqiptarë të dashur, kur do ta merrni vesh ju që muzika ka nisur të harxhohet që prej shumë kohësh dhe nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë një këngë që të jete unike, që s’përngjan me asnjë këngë të mundshme në botë”, – ka theksuar këngëtarja, duke shtuar se së paku videoklipi është original, ka thënë këngëtarja.


Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim