Showbizi shqiptar është i mbushur plot me surpriza, të cilat i zbulojmë çdo ditë! Mirëpo Ermal Fejzullahu na ka lënë të gjithëve gojëhapur kur ka thënë se dikur ka jetuar me Nora Istrefin. Qetësohuni, pasi nuk kanë bashkëjetuar si çift!
Këngëtari ka treguar se familjet e tyre kanë pasur shumë afrimitet, dhe kjo gjë ka ndodhur kur këngëtarët kanë qenë të vegjël.
"Me Norën jemi rritur bashkë. Me Norën kemi jetuar edhe në një shtëpi madje kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar bashkë, kemi patur afrimitet,"- është shprehur ai.
Komento