Nora Istrefi: Në muzikë lejohet
të kopjohet deri këtu…!

Nora Istrefi: Në muzikë lejohet<br />të kopjohet deri këtu…!
Më pëlqen stili dhe zëri i Genës, ndaj e zgjodha në këtë bashkëpunim.

Nora Istrefi është një nga këngëtaret kosovare , e cila thuajse përherë është akuzuar se kopjon stilin e yjeve të muzikës botërore në pamjen e saj.

Në këngën e fundit që Nora ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar të serenatave Genën dhe sërish ka rënë pre e akuzave për kopjim, por kësaj here jo të stilit të flokëve apo veshejs, po për kopjim të muzikës.



Në fakt këtë gjë Nora e shpjegon në një bisedë të shkurtër për "Shqiptarja.com",  ku tregon se deri ku lejohet të kopjosh në muzikë.

Ndërsa për këngën “Le mama” ajo shpjegon se “për pjesën “lele mama” që është  keqinterpretuar si e  vjedhur, në fakt është një “sample”, kështu quhet, të cilin e kemi paguar dhe e kemi blerë të drejtën e saj për ta përdorur”.

Nora veç muzikës flet edhe për martesën e saj me Robertin, për të cilën ka thënë se ende nuk është momenti që ata të martohen.



Nora përse zgjodhe Genën për këtë bashkëpunim?

 Këtë herë vendosa të vija me një bashkëpunim disi më ndryshe.

Zgjodha Genën sepse më pëlqen zëri dhe stili i tij.

Kënga ka arritur një boom të menjëhershëm në Youtube..

Kjo është meritë e fansave dhe e atyre që kanë pëlqyer klipin dhe muzikën.



Nora, shpesh je akuzuar për kopjim?

 Veshjet ( stili) trendi, i cili shpërndahet nëpër botë dhe përcillet me fanatizëm dhe kujdes nuk quhet kopjim.

Edhe në muzikë është i lejuar  deri në 4 takte të kopjohen. 

Për pjesën “lele mama” që është  keqinterpretuar si e  vjedhur, në fakt është një “sample”, kështu quhet, të cilin e kemi paguar dhe e kemi blerë të drejtën e saj për ta përdorur.

Dasma juaj e shumëpritur me Robertin kur do të vijë?

Dasma do të vij atëherë kur unë ta ndjej si momentin e duhur.



Atyre që të kanë inat ose të xhelozojnë çfarë do u thoje?

Atyre që më më kanë inat do u thoja që mos të  mbajnë inat me askënd për shkaqe jo të mirëfillta pasi askush nuk është perfekt.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia onilne
(b.t/shqiptarja.com)

 
 

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron