NORVEGJI - Anders Breivik, ekstremisti norvegjez ka deklaruar se do të bëjë grevë urie në burg nëse nuk do t`i sjellin një video-lojë. Kjo është një nga kërkesat e tij, mes shumë kërkesave të çuditshme me shkrim që ekstremisti ka dërguar në media. Breivik, në korrik të vitit 2011 vrau 8 persona në Oslo dhe shkaktoi një tragjedi të 69 të rinjve në ishullin e Utoya, në Norvegji.
Deri më tani, ai nuk ka deklaruar ende se kur do të nisë greva e tij e urisë dhe gjithashtu kërkon ti jepet edhe një pagë. Në letrat e dërguara më 29 janar të këtij viti, vrasësi është ankuar se ka një video-lojë të versionit të vjetër, ndërsa të burgosurit e tjerë kanë një version më të avancuar të kësaj video-loje.
Një nga kërkesat e çuditshme të tij, është edhe dhënia e një page javore prej 50 dollarësh dhe gjithashtu një kompjuter modern dhe jo një makinë shkrimi të një teknologjie të vitit 1873. Breivik është vetë deklaruar si militant i të drejtave njerëzore dhe gjithashtu, vrasësi norvegjez ankohet për një torturë që i është bërë nga ana e mediave.
Ai u ka bërë edhe një apel ekstremistëve të djathtë që nëse do të vdesë, ata do ta kuptojnë se kush e ka torturuar dhe se Norvegjia do të jetë një regjim fashist, pas 40 vitesh. Anders Breivik, u dënua me 21 vite burg dhe në atë kohë, u deklarua se nuk kishte probleme mendore.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com