Norvegjia i dorëzon letrat për njohje diplomatike kryeministrit palestinez
Muhamed Mustafa kryeministër i Shtetit të Palestinës dhe Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide
Norvegjia i dorëzoi sot dokumentet e njohjes kryeministrit palestinez në hapin e fundit drejt njohjes zyrtare të një shteti palestinez, në një lëvizje kryesisht simbolike që ka zemëruar Izraelin.
Në dokument thuhet se njohja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.
Dorëzimi i dokumenteve të njohjes nga ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për kryeministrin e palestinezëve u bë në Bruksel, ku Mohammad Mustafa u takua edhe me ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të thelluar mbështetjen e tyre për palestinezët. Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.
Më 22 maj, Irlanda dhe Spanja njohën Palestinën si shtet palestinez, ndërkohë janë rreth 140 vende, më shumë se dy të tretat e të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, e njohin shtetin palestinez, por shumica e 27 vendeve të BE-së ende nuk e njohin atë. Disa vende të BE-së kanë thënë se do ta njihnin shtetin palestinez në një kohë të përshtatshme.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbështesin idenë e një shteti të pavarur palestinez, që do të ekzistonte përkrah Izraelit, por thonë se ajo duhet të arrihet përmes një zgjidhjeje të negociuar.
Dorëzimi i dokumenteve të njohjes erdhi vetëm dy ditë pasi Gjykata e Ndërkombëtare Penale urdhëroi Izraelin të ndërpriste menjëherë ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në lëvizjen e fundit për të shtuar trysninë mbi vendin gjithnjë e më të izoluar.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?
-
Po
34.8%
-
Jo
57.1%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 8089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sllovenia njeh shtetin palestinez
5 Qershor, 09:00
-
Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e 'Luftës së Ftohtë' mes Rusisë dhe Ukrainës
2 Qershor, 19:59
-
Tiranë, në pranga norvegjezi, përvetësoi para përmes mashtrimit! U premtonte qytetarëve t'i bënte aksionerë në biznes
29 Maj, 09:30
-
Parlamenti danez hedh poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez
28 Maj, 16:06
-
Wafa: Dhjetë të vdekur në sulmin e Izraelit në veri të Gazës, mes viktimave edhe fëmijë
25 Maj, 14:53
-
Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët
25 Maj, 12:39
-
Norvegjia mbyll kufijtë për turistët rusë
23 Maj, 12:43
-
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet
22 Maj, 09:42
-
Wafa: Gjashtë palestinezë të vrarë në Jenin, 10 të plagosur
21 Maj, 12:10
-
‘Liri Palestinës', policia përleshje me protestuesit në finalen e Eurovizion
12 Maj, 10:51
-
OKB miraton rezolutën në favor të anëtarësimit të Palestinës! Shqipëria abstenon, SHBA kundër! Izraeli: E trupshme, shpërblehet Hamasi
10 Maj, 19:21
-
Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit
7 Maj, 18:28