Norvegjia ka nisur bisedimet me Hollandën për eksportimin e të burgosurve të saj në burgjet e shtetit fqinj, me qëllim uljen e mbipopullimit dhe mirëmbajtjen e tyre. Kështu, janë 1300 të dënuar që planifikohen të kalojnë në Hollandë dhe do të vuajnë dënimin e tyre në territorin hollandez në përputhje me ligjin norvegjez.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit do të ruhen nga gardianë hollandezë, por drejtori i burgut do të jetë nga Norvegjia. Ky shtet njihet tashmë për trajtimin relativisht të mirë të të burgosurve. Shkelësit e ligjit janë kryesisht jo të dhunshëm dhe shpesh janë mbajtur në burgje të hapura me lirinë për të lëvizur, punuar, madje gëzojnë edhe mjedise çlodhëse.

Megjithatë, që ky projekt të nisë, të dy vendet duhet së pari të përfundojnë një traktat pasi ka detaje që duhen zgjidhur, duke përfshirë edhe vizitat e familjarëve dhe miqve në burgje.

Vitin e kaluar, Norvegjia hodhi idenë e lirimit të burgjeve nga Suedia fqinje, por plani i saj u hodh poshtë, pasi binte ndehs me legjislacionin suedez. Norvegjia, popullsia e të cilit është rreth 5 milionë banorë, ka një normë burgosje 72 në 100 mijë persona, ose 1/10 e nivelit ekzistues në Shtetet e Bashkuara.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)