Nostalgji e perjetëshme për 
mbretin e rock-ut Elvis Preslin

Nostalgji e perjetëshme për <br />mbretin e rock-ut Elvis Preslin
Më (16 gusht) 2015 mbushen 38 vite nga  vdekja e Elvis Presley, Mbreti i rock-ut , kujtimi për të cilin mbetet i pandryshuar si për ata që jetuan dekadën e artë të idhullit të tyre, ashtu edhe për ata që kanë përjetuar muzikën e tij, kur në tregun muzikor vit pas viti kanë dalë disqet e tij .
 
Ata që besojnë tek zoti shkojnë në Romë, Santiago de Compostela, në Mekë apo në Jeruzalem . Ata që besojnë tek Mbreti i rock and roll, sonte do të jenë të pranishëm në Graceland, në Memphis (SHBA).

Në këmbët e varrit të Elvis Presley, në Kopshtin e Meditimeve, do të qëndrojnë të heshtur, do të bëjnë fotografi si kur të bëhej fjalë për piramidën e Egjiptit. Dhe e gjitha kjo në vilën ekstravagante ku jetoi dhe ku sot ndodhet varri  i Elvis Presley së bashku me nënën e tij Gladys, babain Vernon dhe gjyshen Minnie Mae (ndoshta të vetmit familjarë të një muzikanti, emrat e të cilëve janë të njohur nga të gjithë fansat e tij) .

presley

Elvis Presley vdiq kur ishte vetëm 42 vjeç, nga një atak në zemër në 16 gusht 1977. Varësia e tij ndaj amfetaminës, deksidrinës dhe të gjitha llojeve të drogave, lanë gjurmë tek njeriu i cili në dekadën e viteve ‘50-të shpiku rock and roll me të cilin lindi dhe u zhvillua ajo që sot quhet kultura pop.

Elvis ndryshoi për fat të keq trupin atletik dhe karizmën e tij, me një trup obez dhe të paaftë për të lëvizur në skenë në vitet e fundit të karrierës së tij .

Ndaj jo pak njerëz thonë si për shembull kritiku i muzikës, Chuck Klosterman, që Elvisi vdiq në “momentin e duhur” dhe se ishte vdekja ajo që e shpëtoi nga harrimi, kur dihet se mbasi e varrosën për të filloi një komercializëm i paparë që e mban në formë të plotë edhe sot.

Marketingu që nisi t’i bëhej imazhit të tij, bëri që shumëkush në atë kohë të vuante nga fenomeni i ‘elvismanisë’ . Graceland filloi të krahasohej me Katedralen e Shën Pjetrit në Romë dhe sot ajo është rezidenca e dytë private më e vizituar në SHBA mbas Shtëpisë së Bardhë. Llogaritet që ajo pret të paktën 600.000 vizitorë në vit.

presley

Tupelo, fshati fqinj me shtetin e Misisipit, ku lindi këngëtari më 8 janar 1935, dy orë nga Memphis, vizitohet gjatë verës nga mijëra turistë, të cilët të veshur me stilin   e tij kanë blerë edhe shumë disqe që nuk mund t’i gjejnë në vendet e tyre. Për shembull ata kanë arritur të blejnë edhe origjinalet që Elvis incizoi me Sun Records, shtëpia legjendare diskografike që themeloi Sam Phillips, vizionari që guxoi të incizojë muzikë të racës së zezë si B. B. King apo Rufus Thomas, kur nuk ishin askushi dhe që zbuloi jo vetëm Elvis Presley, por edhe shumë talente të tjera të epokës si Carl Perkins apo Johnny Cash.

Shtëpia diskografike tashmë nuk ekziston si e tillë në Memphis, por si një muzeum dhe si një studio incizimi , me të njëjtën dysheme, të njëjtën piano, të njëjtin mikrofon dhe ku mundohen të incizojnë muzikantë amerikanë apo edhe të huaj. Thuhet që Bob Dylan dhe Bono, kur e vizituan puthën dyshemenë duke thënë  “po ka tempuj të rock and roll dhe ky është një prej tyre” .

Këtu incizoi Elvis diskun e tij të parë në 1953, My happiness, një version të një kënge klasike country që në fillim nuk shkaktoi asnjë efekt në Sam Phillips. Elvis iku nga Tupelo në Memphis në 1949. ‘I sëmurë’ nga ndrojtja ai i binte kitarës gati fshehurazi dhe vetëm në ndonjë rast për miqtë e tij. Por ishte i dëshiruar për muzikë : dëgjonte të gjitha programet e radiove dhe ia mbathte nga kisha në ceremonitë gospel të zezakëve atëhere kur muzika me ngjyrë përçmohej nga të bardhët .

presley

Kur në 1954 Sam Phillips vendosi t’i jepte një mundësi dhe ta dëgjonte teksa interpretonte That’s all right, një version të këngëtarit blues Arthur Crudup, vetëm atëherë kuptoi se kishte të bënte me një talent të veçantë .

Dhe nuk u gabua. Nga ai moment, Elvis, u shndërrua në një  uragan ritmi dhe ‘çmendurie’ mbi skenë . Ai nisi një karrierë meteorike që e çoi në vitin 1957 të blinte një shtëpi-pallat të stilit kolonial që pagëzoi Graceland.

Në Graceland, me 23 dhoma dhe me një sipërfaqe gati 1.000 metra katrorë, që më vonë arriti deri në 1.500, ndërtoi qoshen e tij të preferuar që kur ishte 22 vjeç. Por sa më shumë rritej fama dhe milionat e tij, po aq shtohej dhe ekstravaganca e tij .

Dhe shtëpia e tij në Elvis Boulevard ndoshta është reflektimi më i mirë i kësaj . “Çdo gjë tek Elvis ishte e eksagjeruar . Ushqehej keq, flinte keq , pinte stimulantë, jetonte natën dhe kur hyn në Graceland kupton edhe të gjitha ekstremet e tij ,sikundër edhe sensin e tij të veçantë estetik.

Këngëtari i cili asnjëherë nuk interpretoi jashtë SHBA-së, por që triumfoi në të gjithë planetin (Picasso është rasti i kundërt ; triunfoi në Amerikë pa shkelur kurrë në këtë vend), kishte një dhomë të verdhë dhe blu, me tre televizorë që i shikonte në të njëjtën kohë dhe disa mobilje të egra, që ai kishte pagëzuar The Jungle Room.

presley

Në fakt, publiku mund të shohë 9 nga 23 dhomat e vilës së rrethuar nga gjelbërimi . Në aneksin tjetër mund të vizitohet pista e tij e racketball, sot e shndërruar në një vend të mbushur me disqe ari dhe argjendi, që ndodhen të vendosura nga tavani në dysheme. Për 30 dollarë vizitorët mund të shohin edhe koleksionin e makinave të Elvis, përfshirë edhe një Cadillac të kuq,që ai i dhuroi nënës së tij në 1955.

Llogaritet që Elvis Presley të ketë shitur më shumë se 1.000 milion disqe në të gjithë botën . Fansat e tij, duke iu referuar agjencive të lajmeve gjatë këtyre ditëve, janë parë rreth e qark Graceland të veshur sipas stilit të tij apo edhe me bluza dhe veshje ku është stampuar emri ose fytyra e Elvis. Në fakt e gjitha kjo, menaxhohet nga Presley Enterprises, ndërmarrja e krijuar nga ish-gruaja Prichilla Presley dhe që më vonë do t’i kalonte Lisa Marie, vajza e çiftit .

Vendimi për ta hapur Graceland ndaj publikut dhe për të patur të drejtën e komercializimit të objekteve me fytyrën dhe emrin Elvis –ka kafe, verë, arinj që këndojnë Fever, …-, rezultoi të ishte kaq rentabël sa para tre vjetësh një investitor privat , Robert F. X. Sillerman, pagoi 100 milion dollarë për 85% të ndërmarrjes. Sillerman projektoi të zmadhonte të gjithë perandorinë Elvis duke ndërtuar një hotel me 500 dhoma përballë Graceland apo dhe vende të tjera mbushur me atraksion.

presley

Por ka dhe shumë që kanë kundërshtuar gjithë këtë marketing që po i bëhet emrit të tij . Shumë syresh thonë kjo ka arritur deri në paturpësi dhe se Elvis do të ndihej i turpëruar sikur të shikonte fytyrën e tij të vendosur në një palë çorape .
Koleksionistë të të gjitha llojeve nuk ngopen së bleri në hotel Peabody të Memphis, të gjitha llojet e thesareve muzikore , përfshirë dy albumet e Mbretit më të shtrenjtë të tregut : nje incizim unik të 1967 më nëntë tema nga filmi Stay away Joe, vlerësuar me 25.000 dollarë .
Pronari i ri, Jerry Osborne, e di mirë se çka në duar . “Nuk e di në se dua ta shes, por di një gjë që çmimin do ta kenë në rritje . Elvis Presley gjithjë do të jetë një investim i mirë”, i ka thënë ai disa herë shtypit.

presley

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës