'Not' në Rrogozhinë... futbollistët e Egnatias nuk pyesin për kushtet e fushës (VIDEO)

RROGOZHINË- Një shi nëntori ka mjaftuar që të përmbytë fushën e aneksit të stadiumit Hasan Zyla. Por ajo çfarë kanë bërë futbollistët është unike. Përderisa në fushë nuk mund të luhej lojtarët kanë vendosur të argëtohen me pellgjet dhe në mes të të ftohtit të nëntorit të zhyten në ujë. 

Eganatia militon në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, në grupin e veriut dhe mban vendin e pestë. Bashkia ka kohë deri më 30 nëntor duke shfrytëzuar dhe pushimin e eleminatoreve të Euro 2020, pasi pas 11 ditësh presin Kastriotin e Krujës e cila aspiron për në Superligë. Rrogozhina ndodhet vetëm 70 kilometër larg Tiranës dhe futbollistët hasin këto ështirësi në fushat stërvitore që kanë në dispozicion. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë