Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic

ZVICËR - Novak Djokovic luftoi këtë të premte me një virozë teksa humbi nga numri 44 i botës, çeku Tomas Machac në 'Gjeneva Open' në Zvicër.

Machac triumfoi 6-4, 0-6, 6-1, me serbin Djokoviç që u shfaq me të vjella në anën e fushës gjatë setit të dytë. Numri 1 i botës thirri më pas trajnerin pas setit të parë, të cilën ai e kishte udhëhequr 4-1 përpara se të humbiste pesë sete radhazi dhe të dukej tërësisht jashtë forme.

Më pak e pritur për Djokovic ishte një rënie e papritur në fizik. Serbi u ankua me zë për problemet e tij fizike, duke thënë se "çfarë tjetër mund të ndodhë, vërtet, a nuk mjafton?".

Numri 1 i botës në tenis doli në fushë pas dy javësh të vështira, pasi u godit në kokë nga një shishe uji që ra aksidentalisht nga çanta e një spektatori në Romë. Ai humbi ndeshjen kundër Alejandro Tabilo të Kilit pas atij incidenti, para se të bënte teste mjekësore në Beograd dhe të vendoste të hynte në turneun e Zvicrës.

Tanimë Djokovic po bëhet gati për më 26 maji kur nis edhe French Open, kompeticioni i preferuar i tij ku është kampion në fuqi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë