“Nuk arrita ta takoj”, mes lotësh vëllai i Blerta Pepës tregon pengun 1 vit pas ndarjes nga jeta të së motrës 

I përfshirë në lot e emocione, Ermal Pepa, vëllai i Blerta Pepës, vajzës së talentuar e cila humbi jetën rreth 1 vit e gjysëm më parë gjatë një operacioni në gju, tregon pengun më të madh që i ka ngelur nga humbja e së motrës. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, Ermali shprehet se nuk e priste kurrë që motra e tij nuk do të dilte gjallë nga ajo sallë dhe fakti që nuk arriti ta takonte para operacionit i ka ngelur peng.


Një natë para se të ndërronte jetë kam qenë duke punuar deri vonë, se koncertet zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Nuk fjeta punë por shkova direkt në spital dhe kam ndenjur atje gjithë ditën, deri rreth orës 6 pasdite. Ngaqë nuk po futej në operacion, i kërkoj Blertë të shkoj pak në shtëpi sepse isha shumë i lodhur. Ajo sikur ta ndiente filloi të qante dhe të më thoshtë të mos shkoja. Unë isha shumë keq dhe i kërkova të shkoja vetëm për të bërë një dush. Kjo gjë më ka ngelur në mendje, sepse nuk arrita ta takoj për herë të fundit.

Ermal Pepa, këngëtar

Në studio së bashku me Ermalin ishte edhe vëllai i tij Rolandi, të cilët sapo kanë realizuar këngën me titull "Si ta pranoj" në kujtim të motrës së tyre. Ata shprehen se Blerta ishte një vajzë me karakter shumë të fortë por edhe lozonjare në të njëjtën kohë. Ajo ishte shumë e talentuar , e dashuronte këngën dhe kishtë ëndërr të bëhej një këngëtare e madhe. Për ta pasur gjithmonë Blertën me vete , Rolandi ka bërë një tatuazh në parakrah ku duket Blerta dhe inicialet e emrave të pjesëtarëve të familjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?