Gjykata e Lartë e Indisë ka vendosur që shkelja e kurorës të mos jetë më vepër penale.

Tradhëtia bashkëshortore nuk mund dhe nuk duhet të jetë një krim.

Ka deklaruar kryetari i Gjykatës së Lartë ndërsa lexonte vendimin.

Mirëpo ligji i epokës koloniale parashikonte që çdo burrë që ka marrëdhënie seksuale me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.

Ky është ligji i dytë i epokës koloniale që është përmbysur këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë.

Ndërsa ditë më parë, India ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte seksin midis homoseksualëve.