Nuk do të pinë 10 ditë ujë, besimtarët bektashinj nisën sot “matemin”

Besimtarët bektashinj kanë çelur sot matemin, agjërimin e tyre 10 ditor në nder të dëshmorëve të Qerbelasë që për shumë ditë me radhë kanë qëndruar të pangrënë dhe nuk konsumonin ujë. Rregullat janë që duhet të konsumojnë produkte që janë të tokës, pra fruta perime por jo ujë.

“Që prej moshës 16 vjeç kam filluar të mbaj agjërimin e matemit që janë 10 ditë të plota zie që ne bektashinjtë ia dedikojmë dëshmorëve të Qerbelasë ku për shumë ditë me radhë kanë qëndruar të pangrënë dhe nuk konsumonin ujë. Rregullat që duhet të konsumojmë produkte janë të tokës, pra konsumojmë fruta perime, por jo ujë.”

Brunilda Gorovelli  ashtu si shumë besimtarë bektashianë të tjerë kanë çelur Matemin, agjërimin e tyre që zgjat 10 ditë. Brunilda na tregon se ditët e agjërimit kalojnë shumë shpejt dhe as temperaturat e larta nuk e zbehin dëshirën për ta mbajtur këtë regjim.

“Të jesh besimtare dhe të jesh e tarikatit bektashi  besoj jo vetëm për mua  që jam e moshës 32 vjeç apo dhe dikush që është më I vogël se unë apo më I madh se unë mund të madh se unë mund të mendoj se është e vështirë, por me lutje dhe dëshirën e madhe të shpirtit ia dalim dhe na duken 10 ditë ia dalim dhe na duken 10 ditë shumë të shpejta , sigurisht ne në këto 10 ditë lexojmë dhe Hadikan që është libri jonë ku tregojmë të gjithë ku tregohen të gjitha historitë nga profeti Adem deri në ngjarjen e Qerbelasë.”- tha Gorovelli.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj në këtë ditë ndau një mesazh të rëndësishëm me besimtarët, për të rikujtuar kështu veprën e sakrificës, paqes dhe demokracisë

“Ne bektashinjtë mbajmë matem , ditën e zisë. Në këtë ditë ku ra dëshmori Imam Hyseni me 72 dëshmorë për të vërtetën, për dashurinë ,për paqen dhe mirësinë mbarë njerëzore. Ata dhanë dhe jetën për të vërtetën. Ata dhanë dhe gjithçka të tyren që e vërteta të dali në shesh duke luftuar 10 ditë pa ujë. Mbas këtij agjërimi 10 ditor që bektashinjtë mbajnë, ne bëjmë një ëmbëlsirë të përbotshme , të përmotshme për t’i rikujtuar veprën e tyre të sakrificës , paqes dhe demokracisë.”- u shpreh Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

10ditëshi I matemit përmbyllet me festën e ashures ku besimtarët marrin dhe bekimin e kryegjyshit botëror bektashian për të vijuar më pas me festime me njëri–tjetrin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 21/09/2024 17:56

    Enver ku je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion