‘Nuk e do më për nuse, ndaj humbi pa adresë’. Vëllai rrëfen dyshimet për Guri Hoxhën, që shkëputi kontaktet nga Spanja

Ai i pohoi se ndodhej pikërisht në Spanjë, por kishte tentuar të largohej drejt Irlandës, ku autoritetet e kishin ndaluar në kufi. 49-vjeçari emigroi, që herët në disa shtete, fillimisht në Greqi, Itali dhe më pas në Irlandë, ku punoi afro 7 vite, i papajisur me dokumenta të rregullta. Me kthimin e tij në Shqipëri nisi punë në qytetin e lindjes në Berat, ku edhe u martua. Babai i dy fëmijëve vendosi të emigronte sërish, kur viti 2012 e gjen në Madrid, deri kur në 2015 kur humb çdo komunikim me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët. 

Iku në Spanjë me pasaportë të rregullt në vitin 2013, ky qëndroi deri në vitin 2015, nga ku humbi kontaktet me ne. Shtëpinë e ndante me disa djem por nuk di emrat e tyre. Atje rrinin një grup shqiptarësh, nuk ishte i vetëm. Qëllimi i tij ishte Irlanda, ku donte të largohej ilegalisht. Na erdhi si informacion së është parë në Madrid, nga disa persona. Shkova për ta kërkuar, në një nga sheshet kryesore në Madrid. Kërkova disa ditë, por nuk gjeta gjë. Vëllai im ka humbur çdo kontakt edhe me shokët. Ne flisnim, por më pas telefoni rezultoi i fikur. Nuk mendoj se ka mbërritur në Irlandë. Ne kemi shumë njerëz në Irlandë dhe ai nuk ka shkuar atje, jam i sigurtë. Diçka mund të ketë ndodhur në Madrid, ai pinte edhe shumë alkool. Guri ka emigruar shumë herë para se të martohej, në Irlandë, Itali, Greqi. Kur u kthye u martua filloi punë si zjarrfikës por më pas donte të largohej sërish, erdhi tek unë në Itali më pas në Spanjë. Iku i vetëm dhe në Spanjë e prisnin disa të afërm. Ato nuk kanë asnjë informacion për Gurin se i kemi pyetur. Që kur arriti në Spanjë tentoi të kalonte në Irlandë por e kthyen. Guri ishte i ftohtë nuk fliste shumë. Punonte në bujqësi tek disa shqiptarë të tjerë. Po bëj vite që s’i kam dëgjuar zërin. Për herë të fundit ka folur me një kushëri në Irlandë, të cilit i kërkonte para.

Me zhdukjen e 49-vjeçarit, bashkëshortja me dy fëmijët 14 dhe 11 vjeçarë janë larguar. I vetmi që i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ është Lutfi Hoxha vëllai i tij, i cili dyshon se i vëllai ka dashur t’i jap fund martesës 5-vjeçare, ndaj nuk bëhet më i gjallë.

Ai ishte i martuar në Shqipëri dhe ka një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 11 vjeç. Më pyesnin a kisha ndonjë informacion për babanë e tyre. Unë nuk bëmë kurrë një denoncim në polici, pasi rrija me shpresë, se një ditë do të telefononte. Bashkëshorten e Gurit e ka marrë i ati, ajo është larguar bashkë me dy fëmijët. Kur iku në Spanjë ai nuk fliste fare me të, ajo më merrte mua për të pyetur për Gurin. Ai nuk pyeste asnjë bënte sipas kokës së tij, nuk fliste për problemet që kishte. Nga telefonatat kam arritur të kuptoj se bënte një jetë të vështirë. Dua të kthehet e të flasë me mua, ku është të më japë një shenjë, ta di se më dhemb zemra.

 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur