Nuk ka marrëveshje mes PD dhe Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi për listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.
Kryetari i Aleancës Kuqezi deklaroi pas takimit me Bashën se kryetari i PD e kishte thyer besën e lidhur në çadër dhe për këtë shkak largohet përfundimisht nga politika.
Kreshnik Spahiu u kërkoi falje mbështetësve, pasi sipas tij Republika e re bëri pazar me Republikën e vjetër duke mos e futur atë në listat e deputetëve.
“Kemi qenë përballë një lufte tre mujore për rrëzimin e Edi Ramës. Marrëveshja u hoqi mundësinë partive të regjistroheshin në zgjedhje.
Ne vendosëm mos të regjistrojmë partinë në KQZ në premtimin e Bashës se do të përfaqësoheshim në lista si kryetarë, ne do të grupoheshim në logon e PD për të maksimalizuar votat e opozitës.
Që nga ajo ditë unë nuk i kam konsideruar si pazar listat e deputetëve, pasi kam qenë në garancinë e Bashës, pasi lidhi besën me kuqezinjtë për 90 ditë.
Por edhe në besëlidhjen e Bashës se të gjithë do të përfaqësoheshim në listat e PD, se po vetësakrifikoheshim.
Kam pasur një bisedë me Bashën dhe nuk kemi rënë dakord, disa parime unë nuk mund t’i tradhtoj dhe për një orë pretendimet e AK, Basha ti konsultojë me kryesinë.
Po kalojmë një situatë të vështirë. Nëse nuk reflektohet do të jap dorëheqjen dhe do të tërhiqem nga politika” deklaroi ai.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO