'Nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit...', Bleona Qereti rrëfen performancën në moshën 14-vjeçare

'Nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit...', Bleona Qereti rrëfen performancën në moshën 14-vjeçare

Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka sjellë nëpërmjet një postimi performancën e saj në moshën 14-vjeçare.

Ajo e ka filluar karrierën si këngëtare shumë herët dhe tashmë është bërë e njohur deri në Amerikë.

Sot janë bërë plot 25 vite, kur Bleona vetëm 14 vjeç, fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit.

Në kuadër të këtij përvjetori, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa ndër këngët e saj më të bukura dhe është shprehur se 25 Nëntorin e vitit 1995 nuk do ta harrojë kurrë.

25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im  mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri Selim Ishmaku doli poshte televizionit dhe na tha: “Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” - nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut..... isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival. Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre”, ka shkruar Bleona krahas postimit të saj.

Postimi i Bleonës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moderni: 01/12/2019 08:45

    Si fa harroj..do ket honger sallam sa esht lodh are dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer