Krimi në familje në Korçë, djali: Nuk e kam vrare unë nënën, vdiq vetë (FOTO)

Krimi në familje në Korçë, djali: Nuk e kam vrare unë nënën, vdiq vetë (FOTO)

Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Korçës për 54-vjeçarin Nesim Demollari, i cili akuzohet se ditë më parë vrau në banesën nënën e tij të moshuar, 84-vjeçaren Nazime Demollari. Prokuroria kërkoi këtë masë sigurie, e aprovuar nga gjykata.

Edhe para togave të zeza, Nesim Demollari nuk pranon të jetë ai vrasësi i nënës me të cilën jetonte në një apartament në lagjen nr.13 të Korçës. Thotë se nuk është ai që e ka qëlluar me sende të forta në kokë, dhe se e gjeti nënën të pajetë në banesë.

Autori i dyshuar i vrasjes djali i viktimës para gjykatës

Duke pretenduar pafajësi, djali thotë se e ushqente nënën e tij, ndërsa gjatë dëshmisë thekson se ajo për shkak të moshësh bënte veprime të pandërgjegjshme, madje shpesh herë e thërriste në emër tjetër. Gruaja e moshuar u gjet e pajetë na banesë, e goditur me sende të forta në trup dhe kokë. Çështja do t'i kalojë për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda.

"Nuk e kam vrare unë, vdiq vete", mësohet t ëjetë shprehur në gjyq djali i dyshuar për vrasjen e nënës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda