Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vazhdon të trajtojë me maturinë e detyrës që ka dhe me “sportivitet” akuzat e Partisë Demokratike, se vepron në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Kamera e Report Tv ka filmuar momentin kur Dumani tejkaloi me një nënqeshje akuzat e deputetit Flamur Noka, i cili tha në Parlament se kreu i SPAK po amniston bandat kriminale në vend me urdhër të padronit të tij, Rama.