Nuk është ende legjitim, por Komiteti Ekzekutiv cakton datat e kalendarit

Nuk është ende legjitim, por Komiteti Ekzekutiv cakton datat e kalendarit

Komiteti Ekzekutiv i FSHF

Edhe pse ende nuk është legjitim dhe i regjistruar nga Gjykata, i dalë përmes një manipulimi në zgjedhje, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë.

Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019, të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019.

Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore, do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë më datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamzai: 17/05/2018 02:21

    SISTEMI I DUKES NE FUQI çdo gje tek ne ben vaki dhe merak ti DUKE mos ki se nuk jemi ne Gjermani por ne te mjeren Shqiperi Jepi DUKE ti mos u ni nuk ke firme per pergjegjsi se ne gjykate nuk ke hy por je mbret e zotni per futbollin nuk ta ni se e ke fut me krye ne hi Te ndihmon Ilir zotnija i ardhur nga Peshkopija se futbolli ka rrit cilsine edhe ne fushe dhe ne tavoline kete gje te gjithe e dine Zor e kane me ta thane ty se je DUKE me madheshti tani mbaroi ky kampionat per Vllaznine a te vjen inat ? Se ke thane per te bej tifo dhe jo me kot ti e gremise kesaj i thuan loje ma drejtesi kur per veten nuk ta ni e bere Shkodren me mbajt zi i ke zbritur ne kategori jo nje por dy Vllazni. Tani ne CAS thu do luftoj Skenderbeun ta shpetoj kapionen e kam ne rrezik do shpenzoj ndoshta nje çike se po u prish puna ne krye si ne fund edhe un kam marrun fund Do zoti me ndihmon, dhe Hamzai im shpeton ta kem humbjen te Vllanija ndoshta me fal tifozeria se e kam çuar me koh te shpia futbollin ta shohi veç zotnija qe ne stadium te mbeteroi qetsija Presidentet kane zene mend Kam arbitrat per ti tremb Te guxojne me mos m'votue Ta harojne per me fitue Emrin asnjerit nuk ja permendi kam zyrtare qe i luej nga vendi rezulatatin si ta dua Edhe Iliri me pyet mua Futbollist ka qene i shkreti por se njeh ma mileti se ket loje ma rregulla te reja do t'ma marri dhe Koreja mos t'ju duket hipotetike i duhet per bombe atomike. Ndaj kot me thone DUKA i krimit une jam DUKA i shpetimit Jo te gjithe fitojne me mua ne histori kam me u shkruar se futbollin e kam shkatrruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë