Nëse mendoni se miqësorja e sotme Shqipëri-Kosovë është si ajo e 13 nëntorit të vitit 2015, që u zhvillua në Prishtinë dhe u kthye në një festë të madhe, do të jetë një vëllazërore, e keni gabim. Këtë herë në tokën helvete, pikërisht në Zurich të Zvicrës, në stadiumin Letzingrund, në orën 20:00, pavarësisht se do të jetë i tejmbushur me shqiptarë, në fushë pritet një ndeshje e vërtetë.
Sidomos për kuqezinjtë, rezultati vlen dhe Shqipëria, ndryshe nga Kosova, do të kërkojë të provojë sa më shumë lojtarë të rinj, por do të tentojë edhe fitoren për renditjen në FIFA. Ky është testi i parë gjeneral për djemtë e drejtuar nga Christian Panucci për Ligën e Kombeve që do të nisë në shtator.
Kosova nuk ngjason me asnjë prej dy skuadrave që kuqezinjtë kanë në grup në Ligën C, Skocia dhe Izraeli, megjithatë përballë një kundërshtari disi më të dobët dhe që bën pjesë në ligën D, Shqipëria duhet të tregojë forcën e vërtetë dhe të fitojë.
Risi të shumta në formacionin e kuqezinjve, të cilët do të zbresin në fushë me një skuadër shumë herë më të re në moshë. Lenjani nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë nga dëmtimi, ndërsa Mavraj, edhe për faktin se është me Ramazan, do të ulet në stol nga trajneri Panucci. Përveç Berishës në portë, Panucci do të aktivizojë në mbrojtje Hysajn (në të djathtë), Gjimshitin dhe Veselin në qendër, dhe do të improvizojë Bujar Likën si mbrojtës të majtë në debutimin e këtij të fundit si titullar.
(Forcmacionet e Kosovë-Shqipëri)
Formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Kosovë:
Pas ka do të nisë ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Panucci ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit, Ndoj dhe Guri. Nga ana tjetër, Challandes i ka besuar një rreshtimi shumë ofensiv, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi, që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi. Trajner: Ch. Panucci.
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi. Trajner: B. Challandes
Mesfusha do të përbëhet nga tre lojtarë shumë të rinj në moshë, si Ramadani, Qaka dhe Ndoj, të cilët do të duhet të mbulojnë mungesat e emrave me peshë, si Xhaka e Abrashi, për shkak dëmtimi. Për mesfushorin e Brescias, Ndoj, ky ndaj Kosovës do të jetë një debutim absolut me kombëtaren A. Në sulm, përveç Roshit e Cikalleshit, do të ketë vend edhe për Sindrit Gurin, i cili grumbullohet për herë të parë nga kuqezinjtë pas sezonit spektakolar që zhvilloi me Kukësin.
Për sa i përket Kosovës, edhe te Dardanët mungesat do të jenë të shumta, ku spikat ajo e Valon Berishës. Trajneri zviceran Bernard Chalandes pritet të luajë me rreshtimin 4-4-1-1, me Avdijajn që do të mbështesë sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi. Ndërkohë, në prapavijë një fanellë titullari do të ketë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut, Fidan Aliti, por edhe për talentin e Hajdukut të Splitit, Ardjan Ismaili.