Nuk foli për disa vite me Gentian Zenelaj, Jul Deda: Ishte kohë e humbur… (VIDEO)

Të gjithë u suprizuan kur ata u shfaqën sërish bashkë!

Kishin vite që nuk flisnin me njëri tjetrin, por duket se ‘mosmarrëveshjet’ mes Gentian Zenelaj dhe Julian Dedës janë lënë pas dhe tashmë ata janë sërish miq të mirë si më parë.

I ftuar në “Rreze Dielli” Julian Deda ka treguar se marrëdhënia me Gentin, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur.

U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e dnjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.” shprehet Julian Deda.

Në "Rreze Dielli" aktori i humorit tha se së shpejti do të ketë edhe projekte të përbashkëta mes tyre. 

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë