ANSA: Kryeministri maqedonas jep dorëheqjen! Zaev mbështeti Referendumin për Emrin por negociatat nuk u hapën

ANSA: Kryeministri maqedonas jep dorëheqjen! Zaev mbështeti Referendumin për Emrin por negociatat nuk u hapën

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë shkruan ANSA.

Zaev mbështeti me këmbëngulje Referendumin e 30 shtatorit 2018  për marrëveshjen me Greqinë për sa i përket emrit. Në atë kohë Zaev kërkoi që të votohej ky Referendum duke pranuar edhe ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që vendi të bëhej pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian por me refuzimin për hapjen e negociatave ai duket se është zhgënjyer plotësisht duke dhënë edhe dorëheqjen.

"Referendumi është kyç për të ardhmen tonë. Secilit prej nesh i është dhënë mundësia që të vendosë për diçka të madhe. Kemi treguar se jemi popull që mësojmë nga historia. Unë besoj në vendimin e qytetarëve dhe jam i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë maqedonisht”, deklaronte në atë kohë  Zoran Zaev.

Edhe pak kohë më parë Zaev kishte paralajmeruar se ishte gati të jepte dorëheqjen nëse BE, nuk vlerëson arritjet e Maqedonisë së Veriut.  Zaev pas takimit të mbajtur kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel me rastin e takimit të Samitit të Berlinit për mediat gjermane paralajmëroi se do të dorëhiqet nga posti, paralajmërim ky që u finalizua ditën e sotme pas vetos së Francës.

Nga ana tjetër mediat në Shkup e mohojnë faktin që Zaev ka dhënë dorëheqjen zyrtare megjithatë  Alsat, raporton se Zaev ka thirrur një mbedhje të jashtëzakonshme të Qeverisë për të diskutuar mbi hapat që do të merren pas dështimit me negociatat. Zaev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha detyrat që BE-ja i kërkoi për hapjen e negociatave. Ndërkohë edhe opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e Zaev si dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miti: 18/10/2019 21:59

    Jo per te mbrojtur Ramen qe eshte nje pis burre qe ka vazhduar vjedhjen titaneske qe filloi ne 1992 dhe nuk ka te mbaruar. Por nuk eshte ne te njejta pozita si Zaev. Shqiperia nuk humbi ndonje gje nga kjo histori, ndersa Maqedonia humbi emrin, identitetin (packa se i sajuar). Dhe Zaevi e justifikoi para popullit me integrimin Europian (se keshtu e kishin garantuar). Shqiperia eshte aty ku ishte, dhe aty ku do ishte dhe po te hapeshin negociatat. Edhe Serbia i ka hapur negociatat por nuk ka ndryshuar asgje per te. Po te kishim politikane qe do kishin menduar per popullin keto 27 vjet, sot as qe do kerkonil te futeshim ne BE sic nuk kerkon Zvicra, Norvegjia apo Islanda.

    Përgjigju
  • Sistem: 18/10/2019 18:08

    Zaev nuk ka deklaruar se do te jape doreheqjen. Kete e shpifi Rama. Zaeve ka kerkuar marreveshje me Greqine dhe me pas ne referendum, lidhur me ceshtjen e emrit, nga e cila ka kerkuar te largoje veton ne KE per hapej e negociatave. Dhe kete ia arriti. Ne kete vend cdo gje eshte hajdutllek, ndersa ky babloku thote ishin te gjithe OK ne bllok. Sikur nuk jetojme ketu e sikur nuk shohim se cfare kriminelesh po na drejtojne.

    Përgjigju
  • fitimi: 18/10/2019 17:02

    Ore idiote, po pse dha doreheqje qenka 'Burre Shteti'?!!... Ai eshte nje langaraq i shitur tek djalli si dhe shume te tjere. Dhe sa per gjoja 'burra shteti' ato tani jane specie komplet ne zhdukje dhe nuk ekzistojne me. Tani ka vetem derra sahanlepires dhe zorraxhnj halesh...

    Përgjigju
  • sapa: 18/10/2019 16:00

    Doreheqja eshte kulture e larte politike dhe edhe kjo tregon se sa larg eshte shqiperia nga maqedonia!

    Përgjigju
  • Socialisti: 18/10/2019 15:58

    Dhiaret e PDs po ju ngrihen veshet.. po ju jeni shoqate o te mjere, jeni bere per gjynah. Rama me ju fiton te behen zgjedhje cdo muaj. Rrini urte e bute dhe behuni gati se po behet helli gati.

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/10/2019 15:48

    Kjo tregon që Maqedonia eshte më përpara, më e pjekur politikisht!

    Përgjigju
  • Papi: 18/10/2019 15:38

    Po pse mor i shkrete nuk meson nga padishahu yne qe e tha para se te jepej jo-ja finale "Dorheqje nuk ka"

    Përgjigju
  • Lupen: 18/10/2019 15:10

    Nuk është zgjidhje dorëheqja. Them se nëse Ballkani aneksohet nga BE-ja(Edhe pse është..)ia del shumë mirë dhe vetëm

    Përgjigju
  • redi: 18/10/2019 15:06

    Veprimi i Zajevit burreror dhe pergjigje kunder Makronit si destabilizues i BE dhe jo unifikues .Rama dihet veoroj si ai

    Përgjigju
  • Mondi: 18/10/2019 14:50

    Edi rama.behu gati dhe ti.dil dhe ti ne konference shtypi dhe jep ate dreq doreheqje.

    Përgjigju
  • Luli: 18/10/2019 14:38

    Mos more si jep doreheqje tani e ka fut Edin ne pikepyetje

    Përgjigju
  • Drejtesia: 18/10/2019 14:37

    Bravo ky eshte burr shteti

    Përgjigju
  • Huawei: 18/10/2019 14:29

    Pse dorheqeje lidhu me Putinin dhe shikojeni eurogropen

    Përgjigju
  • Era: 18/10/2019 14:25

    Respekt. Burr shteti

    Përgjigju
    • Mondi: 18/10/2019 14:48

      Kush ja shpjegon tani edi rames se cfare duhet te beje?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë