‘Nuk i pranonte lidhjen me të  dashurin grek 15 vite më të madh’, babai 50-vjeçar shqiptar mbyll vajzën në bodrum dhe i bënte presion të ndahej

‘Nuk i pranonte lidhjen me të  dashurin grek 15 vite më të madh’, babai 50-vjeçar shqiptar mbyll vajzën në bodrum dhe i bënte presion të ndahej

Foto ilustruese

Një 50-vjecar shqiptar nuk pranoi lidhjen e vajzës së tij 22-vjeçare me të dashurin 15 vite më të madh në Greqi. Për këtë arsye, pasditen e së dielës ka njoftuar të birin dhe të dy bashkë kanë nisur kërkimet në rrugët e Kypselit për të gjetur vajzën.

Babai së bashku me djalin 21-vjeçar e gjetën teksa vajza po ecte me të dashurin. Ata dolën menjëherë nga makina dhe e morën me forcë.

Më pas e çuan në një bodrum, i morën telefonin që të mos kërkonte ndihmë dhe u përpoqën për disa orë me radhë që ta bindnin t'i jepte fund lidhjes. Ata u siguruan që të mos njoftonte policinë. Skena zgjati për disa orë derisa vajza gjet mënyrën që të kontaktonte me policinë

Nuk vonoi shumë dhe policët u shfaqën në derën e banesës në bodrum dhe zbuluan çfarë po ndodhte.

Për këtë ngjarje, ku 22-vjeçarja denoncoi babain dhe vëllain e saj, të cilët janë arrestuar aktualisht, ndërsa personi i tretë që i ndihmoi për rrëmbimin e saj, është vënë nën hetim./OEMA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës