Policia e Holandës ka mundur të ndalojë një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Mediat në Holandë bëjnë me dije se gjarja ka ndodhur në autostradën A67 të qytetit Veldhoven. Në fillim policia i ka bërë thirrje për të ndaluar shoferit shqiptar por ai nuk u është bindur urdhrave dhe ka shtuar shpejtësinë për tu larguar. Në shoqërim të kamionit me mallra të vejdhura ishte edhe një automjet i dytë në të cilin udhëtonin plotë 5 persona.
Pasi shoferi tentoti të largohej, policia holandeze ka shtënë disa herë në ajër për të paralajmëruar, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Sapo kanë dëgjuar të shtënat shoferi i kamionit së bashku me shoferin dytësor janë larguar me vrap. Po kështu kanë vepruar edhe 5 personat e tjerë që ishin në makinën e dytë që i shoqëronte. Pas ndjekjes policia holandeze kanë kapur vetëm shoferin shqiptar i cili është i moshës 46-vjeç, ndërsa 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive.
Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba. Madje edhe vetë kamioni rezultonte i vjedhur. Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish ndërsa po punojnë për kapjen e plotë të grupit.
Po mor po, pirdh pirdh....u mesuam tani, e keqja na paska nje emer.......shqiptarët kshu e shqiptarët ashtu. Yyyyyyyyt fundërrina!
Përgjigju