Olsian Çela tashmë nuk ka asnjë pengesë që të jetë kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, kjo pasi Komisioneri Publik ka njoftuar se nuk do të ankimojë vendimin e KPK që konfirmonte atë në detyrë.
Çela u bë shkak që ditën e djeshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë të shtynte mbledhjen për zyrtarizmin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, pasi Komsioneri Publik nuk kishte njoftuar këtë institucion nëse do të ankimonte vendimin e KPK për prokurorin.
Kjo solli edhe reagimin e djeshëm të Institucionit të Komisionerit Publik, duke u shprehur se afati i fundit për të vendosur nëse do të ankimohej ose jo vendimi i KPK për Çelën, ishte të shtunën.
Por, e shtuna, argumentoi përmes një njoftimi për mediat, Komisioneri Publik, ishte ditë pushimi dhe vendimi do të merrej të hënën. (Dje)
Në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë edhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj, ndërsa mbledhja e KLP do të zhvillohet ditën e mërkurë.
Komente










