Nuk ka dhuratë, Interi argëtohet dhe e mund 5-0 Frosinonen! Arritje historike, Como rikthehet pas 21 vitesh në serinë A

Nuk ka dhuratë, Interi argëtohet dhe e mund 5-0 Frosinonen! Arritje historike, Como rikthehet pas 21 vitesh në serinë A

Interi nuk i bëri dhuratë Frosinones por e mundi 5-0 në sfidën hapëse të javës së 36-të në Serinë A. Zikaltërit u argëtuan ndaj ekipit që Lufton për të qëndruar në elitën e futbollit italian dhe shkojnë në kuotën e 92 pikëve. Me rrotacion në formacion Interi e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli shënuar nga FRatezi ndërsa në të dytën shënuan edhe Arnautovic, Bjukanan, Lautaro e Thuram. GJithë ndeshjen luajti në regji Kristjan Asllani që bëri një paraqitje shumë të mirë.

Pas 21 vitesh pritje Como rikthehet në Serinë A. Në javën e fundit të Serisë B Comos i mjaftoi barazimi 1-1 me Cosenza për të mbajtur vendin e dytë në renditje dhe për të festuar me tifozët një arritje historike. Parma dhe Como janë dy ekipet që deri tani kanë siguruar ngjitjen në Serinë A.

Në Gjermani Shtutgartit i ka mjaftuar vetëm një gol për të mundur Augsburgun në transfretë dhe për ti marrë Bayernit përkohësisht vendin e dytë.

Ndërkaq në La Liga Girona është surprizuar nga Alavesh në ndeshjen hapëse të javës së 35-të. Girona dhe Alavesh kanë barazuar 2-2 ku avantazhin që krijuan dy herë katalanasit e Girona vendasit e barazuan me dygolëshin e Guridi. Girona e mban vendin e dytë në renditje me 75 pikë por nuk e blindon dot. Barcelona nëse mund të hënën Sociadad e parakalon Gironën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!